|
27/06/2010
Bashkėpunėtori ynė valėvit Flamurin e Kosovės nė Afrikė tė Jugut
Autori: Fatmir Terziu
Nė tė njėjtėn ditė qė pėrfaqėsuesja e Anglisė zhvillonte ndėshjen me Algjerinė, njė nga bashkėpunėtorėt tanė nga Kosova, Blerim Uka, valėviste flamurin e shtetit mė tė ri tė Kosovės nė stadium. Nė stadiumin e zhurmshėm Afrikano-Jugor, aty ku bucimat e vuvuzelave masakrojnė veshėt e tifozėve, gazetarėve dhe lojtarėve, pasioni i fotoreporterit tė apasionuar, Uka, ngjan me rolin e njė Ambasadori modest nė shėrbim tė heshtur pėr vendin e tij tė dashur. Fotot qė ai na dėrgoi nga arenat e blerta ku larmia sportive, topi i diskutueshėm i kėtij kampionati, dhe surprizat e ekipeve tė pamenduara mirė, kanė kthyer sytė dhe diskutimet mediatike, flasin me njė gjuhė origjinale, se Kosova edhe nga njė gjest i tillė, fare human, mund tė krijojė kurreshtje, mund tė ndjell njohje. Nė njė nga kėto fiksime dixhitale shihen qartė tifozė tė shtetėsive tė ndryshme qė valėvisin nė kraha tė flamurin anglez edhe flamurin e Kosovės. Nė njė tjetėr janė thuajse pa dallim moshe kureshtarėt e mbajtjes lart tė simbolit tė shtetit mė tė ri tė Botės. Kėshtu flamuri dhe prania e tij krijojnė njė gjuhė tė qartė, njė gjuhė disi diplomatike nė njė mision human dhe tejet tė ndjeshėm. Fotoreporteri artist nga Kosova ka fiksuar tifozė nga vende tė ndryshme, u ka mbėrthyer atyre ndjenjėn e dashurisė pėr vendin e bukur tė Ballkanit dhe u ka dhuruar nga njė flamur, duke u cituar ndjeshėm: Kosova! Me kėtė gjest, Uka fare mirė ėshtė njė lidhje mes gjuhės qė prodhon fotografia e tij dhe realitetit tė saj politik e diplomatik, nėse do tė shpreheshim nė kuadrin e njė angazhimi disi tė ngjashėm. Kjo tregon se edhe njė lėvizje e vogėl, edhe njė angazhim modest, mund tė detyrojė mijėra e mijėra sy drejt Kosovės. Pak kohė mė parė ishte biznesmeni nga Kosova, pronar i Bar-Restorantit historik Koha, nė zemėr tė Londrės, Fadil Maqedonci, qė valėviti flamurin e Kosovės nė stadiumin e Moskės. Nė stadiumin Afrikanojugor, ku Anglia barazoi me Agjerinė, tifozėria shqiptare ishte pėr skuadrėn angleze, na thotė, Uka, pasi Anglia ishte dhe ėshtė mikja e mirė nė ndihmėn e popullit shqiptar. Britania e Madhe ishte, ėshtė dhe mbetet njė nga miket e integrimit dhe njohjes sė Kosovės nė Botė. Kėshtu natyrshėm qė edhe e meritoi tifozėrinė shqiptare nė stadium. Miqėsia angleze mė shqiptarėt ėshtė e hershme. Shembuj ka plot. Njė shembull ėshtė edhe etnografja dhe sociologja angleze Margaret Hasllėk qė banoi dhe kontriboi nė Elbasan. Jo pa qėllim ndoshta nė tė njėjtėn ditė, Ambasadorja e Anglisė nė Tiranė, Fiona Mcllwham zhvilloi njė vizitė nė Elbasan, nė ish-shtėpinė ku banoi pėr 5 vjet etnografja dhe sociologja angleze Margaret Hasllėk, aty ku jetoi rreth 5 vjet dhe ku sot ndodhet jetimorja Shtėpia e Shpresės.
|
|
|
|