News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
10/06/2010
Katėr shqiptarėt nė “Afrika e Jugut 2010”

Autori: Andi Terziu

Shqipėria, nuk do tė jetė pjesė e Kampionatit Botėror “Afrika e Jugut”. As Kosova nuk ėshtė. Gjithėsesi do tė jenė futbollistėt shqiptarėt qė do tė luajnė pėr ngjyrat e skuadrave tė tjera nė Botėrorin 2010, ata qė tė paktėn nė cyberspace mbesin tė lindur nga prindėr shqiptarė. Ata janė katėr dhe janė emra qė pėrfshihen nė ekipet e Zvicrės dhe tė Greqisė. Behrami, Shaqiri dhe Bunjaku – krenaria jonė nė Botėrorin “Afrika e Jugut 2010″. Por edhe Sotiris Ninis, i lindur nė Himarė, edhe pse ka refuzuar tė luajė me ekipin shqiptar, mbetet pjesė e kėtij fakti, tė qėnit shqiptar. Tre shqiptarėt nga Kosova do tė luajnė me zvicrėn. Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Albert Bunjaku do tė jenė krenaria jonė nė Botėrorin “Afrika e Jugut 2010″.
Valon Behrami, i lindur me 19 prill 1985 ne Mitrovicė. Si pesė vjeēar kishte migruar sė bashku me prindėrit nė Zvicėr-1990. Ėshtė rritur nė qytetin Stabio, nė njė vend tė Zvicrės, me tė folur italiane. Me 2002 Behrami merr shtetėsinė zvicerane. Fillimisht Valon Behrami ishte i interesuar pėr atletikė. Nė disa vrapime fushore ai kishtetriumfuar katėr herė nė regjion. Kjo na e justifikon shpejtėsinė e tij nė fushėn e blertė. Ka luajtur pėr skuadrat : Lugano (2002-2003), Gjenova (2003-2004), Verona (2004-2005), Lacio (2005-2008), dhe aktualisht, qė nga viti 2008, ėshtė anėtar i skuadrės sė Premier ligės angleze, Ėest Ham United. Nė reprezentacionin e Zvicrės ka debutuar nė vitin 2005, konkretisht me 8 tetor, nė ndeshjen kualifikuese pėr kampionatin botėrorė 2006, kundėr Francės (1:1), ndėrsa deri me tani ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare dhe ka shėnuar 2 gola. Golin e tij tė parė e ka shėnuar kundėr Turqisė, me 12 nėntor 2005, tre minuta pas inkuadrimit nė lojė. Valon Behrami ka marr pjesė edhe nė Kampionatin Botėror “Gjermania 2006”, por nė fazėn e trajnimeve ishte lėnduar dhe praktikisht i iku aktivizimi i rregullt nė ndeshje. Megjithatė nė ndeshjen kundėr Kores jugore, ishte inkuadruar nė fazėn e fundit tė lojės, pėr te bėrė 6 minuta tė botėrorit 2006. Nė EURO 2008, Behrami gjithashtu ka qenė nė pėrbėrjen e kombėtares zvicerane.
Xherdan Shaqiri: Reprezentues zviceran , me prejardhje shqiptar nga Kosova. Xherdani ėshtė i lindur me 10 tetor 1991 nė Gjilan. Futbollist i sė ardhmes, i cili akoma pa e arritur moshėn madhore ka nėnshkruar kontratė profesioniste me skuadrėn Bazel, me te cilėn sivjet fitoj edhe titullin e kampionit nė Zvicėr. Xherdan Shaqiri luan nė pozicionin e mesfushorit ofanziv. Nė periudhėn prej 2008-2009 ka luajtur nė U21 tė Bazelit, ndėrsa nga 2009 luan nė pėrbėrjen e parė tė kampionit zviceran ku ėshtė paraqitur nė 32 ndeshje dhe ka shėnuar 4 gola. Nė kombėtaren e Zvicrės ka debutuar nė vitin 2010 me njė paraqitje zyrtare. Ėshtė nė mesin e 23 futbollistėve pjesėmarrės nė Botėrorin “Afrika e Jugut 2010”. Pjesėmarrja e tij si 18 vjeēar nė botėrorė llogaritet si befasia mė e kėndshme.
Albert Bunjaku: I lindur me 29 nėntor 1983 ne Gjilan. Reprezentues i Zvicrės me prejardhje nga Kosova. Alberti ka emigruar ne Zvicėr ne moshėn 7 vjeēare me prindėrit e tij. Fillimisht nė moshėn 14 vjeēare Alberti nis karrierėn e futbollistit me skuadrėn e tij Fc Schliren. Mė vonė transferohet te Grasshoppers dhe luante nė pozicionin e mbrojtėsit anėsor. Ndėrkohė, Albertit i humbė dėshira pėr futbollin dhe pauzon njė vit e gjysmė. Pas 1.5 vitesh, Albert Bunjaku nis pėrsėri me futbollin dhe atė te skuadra Young Felloės. Aty luan nė pozicionin e sulmuesit qendror. Nė periudhėn 2003-2005 bėhet anėtar i skuadrės Schaffhausen pėr tė cilėn zhvillon 39 ndeshje dhe shėnon 3 gola. Nė vitin 2006 kalon te Rot-Ėeis Erfurt. Aty nisė ndėrtimi i karrierės sė suksesshme profesioniste pėr Albertin. Zhvillon 74 ndeshje dhe shėnon 34 gola pėr “kuq e bardhėt” e Erfurtit. Popullaritetin mė tė madh e arrin me 10 gusht 2008 kur si zavėndėsues i shėnon dy gola kundėr Bayernit tė Munihut nė ndeshjen pėr Kupėn e Gjermanisė. Nė shkurt 2009 Bunjaku transferohet te skuadra Nurnberg qė atėherė akoma ishte anėtare e bundesliga 2. Nė sezonin 2009/10 Albert Bunjaku, me skuadren e Nurnbergut, tani nė bundesliga 1, e pati shkėlqimin e tij mė tė madh deri me tani. Duke shėnuar gjithsej 12 gola, ai ishte golashėnuesi mė i mirė i kėsaj skuadre. Kjo bėri qė Albert Bunjaku tė jetė i ftuari i Otmar Hitzfeldit pėr kombėtaren e Zvicrės. Me 6 nėntor 2009 Albert Bunjaku ftohet pėr herė tė parė nga selektori i Zvicrės, Otmar Hitzfeld, dhe debuton nė ndeshjen kundėr Norvegjisė me 14 nėntor (0:1). Albert Bunjaku ėshtė ftuar nė pėrbėrjen e Zvicrės pėr Botėrorin Afrika e Jugut 2010, si zėvendėsim i tė lėnduarit Marco Straller.
Mijėra arsye na diktojnė gjithashtu tė brohorasim edhe pėr Sotiris Ninis. Ai mbetet shqiptar nga origjina e tij dhe ėshtė cilėsuar si njė nga dhjetė emrat me perspektivė pas kėtij botėrori. Pra edhe pse kombėtaret tona , Shqipėria dhe Kosova nuk do tė jenė nė “Afrika e Jugut 2010” , emocionet e botėrorit padyshim se do tė na i sjellin paraqitjet e futbollistėve shqiptar nė pėrbėrjen e kombėtareve tė Zvicrės dhe Greqisė.

1 KOMENTE
15/06/2010 12:59 pm
eglesalbanian
prandaj e ndriti greku ne ndeshjen e pare se po luan nje quraman qe mohon vendin e tij
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili