News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
29/05/2010
Qeveria e koalicionit dhe sfidat e emigracionit

Autori: Naim Hasani
Avokat / Shortlands Solicitors

Ndryshe do të shkruanim: “Qeveria e Koalicionit, Qeveria e re Britanike dhe sfidat e emigracionit”. Për çdo të huaj që ndodhet ne Britani dhe ata qe planifikojne to vijne ketu nepermjet azilit apo edhe rrugeve ligjore te emigracionit, egziston nje paqartesi dhe nje ankth se si to ta trajtoje qeveria e re Britanike e Kryeministrit David Kameron dhe partnerit te tij qeverises Nick Clegg, nje nga çeshtjet me te diskutuara gjate fushates elektorale qe sapo lame pas.
Per tu munduar te hidhet drite sado pak mbi kete çeshtje mjaft shqetesuese, duhet te bejme nje retrospektive se ku i ka themelet qeveria e re e perfaqesuar nga dy parti qe i perkasin dy kaheve diametralisht te kunderta politike. Partia Konservatore eshte shquar per retoriken qe disa here ka qene mjaft e ashper ndaj emigranteve te huaj qe jetojne ne Britani dhe qe emigrojne çdo vit ne menyre te ligjshme apo klandestine. Vazhdimisht ata e kane akuzuar qeverine Laboriste si e paafte per te perballuar fluksin e emigracionit ilegal.

Fushata që u la pas
Gjate fushates elektorale, Konservativet kane trumbetuar me te forte se sapo te vijne ne pushtet ata do te nedermarrin masa drastike per te debuar nga Britania ata qe nuk kane te drejte qendrimi dhe per te kufizuar numrin e emigranteve te huaj qe do te munden te hyjne ne Britani ne menyre te ligjshme nepermjet sistemit te ashtequajtur sistemi i pikeve (Points based system). Deri tani asnje zyrtar i kesaj partie nuk eshte shprehur publikisht se si do te arrihet kjo dhe sa to te jete numri i te huajve qe do te lejohen te hyjne ne Britani çdo vit.
Nje gje eshte shume e sigurte qe Partia konservative nuk ka si qellim ne vetvete te zbuse rregullat per emigrantet, perfshi ketu edhe emigrantet ilegale. Ne anen tjeter te kualicionit qeverises kemi partine liberal demokrate e cila ka korror suksesin me te madh ne mbi 100 vjet ne Britani duke u bere pjestare e nje qeverie kualicioni, nje nje risie qe rradhe here eshte pare ne nje demokraci kaq te konsoliduar siç eshte ketu ne Britani. Partia Liberal Demokrate njihet publikisht per mbeshtetjen e fuqishme ndaj emigranteve.
Eshte per tu permendur ne kete mes, polemika e jashtezakonshme qe krijoi gjate fushates se fundit elektorale, dekalarata e kryetarit te kesaj partie Zotit Nick Clegg se ai ishe publikisht ne favor te nje amnestie per emigrantet ilegale.
Zoti Clegg kishte marre nje vendim qe mund te ieshte me pasoja katastrofike per te dhe partine e tij, sepse nje pjese e madhe e votuesve ishin dhe jane ne favor te masave te forta shtrenguese ndaj emigranteve te huaj.

Propozimi i liberaldemokratëve
Gjithsesi ai sugjeroi nje zgjidhje konkrete te problemit te emigranteve ilegale, pasi dy partite e tjera te medha ishin vene ne gare se cila do te ishte me rradikale se tjetra kunder emigranteve.
Por si do te akomodohen keto pozicione bipolare te by partive qe tani jane ne nje koalicion surprize dhe do te qeverisin vendin per nje periulle tashme gati te sigurte se do te jete pesevjeçare deri ne 6 Maj 2015.
Britania e Madhe ndodhet ne nje peruidhe qe mund te quhet historike. Pas nje dominimi te gjate te politikave te njeres apo te tjetres parti konservatore apo laboriste, tani kemi nje qeveri mjaft simpatike dhe elegante kur rryma te ndryshme per hir te interesave te vendit do te gershetohen, duke i dhene vendit nje shanc historik qe mund te mos jete pare per dekada me rradhe.
Per Liberal Demokratet qenja ne nje koalicion me konservativet qe para pak kohesh dukesh si nje histori qe pak kush e besonte, tani eshte nje shanc historik per te mbajtur nen kontroll dhe per te mos lejuar triumfin e nje ndjenje anti emigrante qe mund te jete ushquer nga disa politikane konservative te ekstremit te djathte.
Nick Clegg mund te kete bere leshime per nje amnesti eventuale per emigrantet, por ai ka shansin ti jape nje zgjillje perfundimtare dhe gjeresisht te pranueshme çeshtjes se emigracionit ne Britanine e Madhe.

Koalicioni një lajm i mirë
Nje koalicion i tille s’ka se si te mos jete lajm i mire perballe asaj çka mund te pritej ne rast te nje fitorje plebicitare te partise konservative. Periulla qe do te vijoje do te jete shume interesante dhe padyshim historike.
Edhe pse ndoshta nuk do te kete nje amnesti te tipit siç e deshironte Nick Clegg gjate fushates elektorale, do te gjehet gjuha e perbashket per te zgjidhur kete problem madhor qe prek direkt jeten e shume emigranteve qe per vite te tera kane kontribuar ne zhvillimin e ketij vendi.
Ne vitin 2006, ish Ministri i Brendshem Britanik John Reid shpalli nje ide noveliste per te zgjillur problemin e qindra mijera dosjeve te azilanteve qe kishin pritur per vite me rradhe vendimet ne çeshtjet e tyre, nese do te kthehen ne vendet e tyre apo do te qendrojne ne Britani.
Kjo iniciative u emertua si Politika e Dosjeve te Vjetra (Legacy Cases Policy). Une e kam prekur kete çeshtje edhe disa here te tjera ne artikujt qe kam shkruar per gazeten prestigjoze Albanian Mail.
Ministria e Brendshme Britanike ka ngritur nje departament te tere me qindra oficere te emigracionit qe po konsiderojne ne skuadra te ndryshme ne te gjithe Britanine dosjet e vjetra.
Nga ky akt madhor i qeverise laboriste, me mijera çeshtje te vjetra qe jane regjistruar para dates 25 Mars 2007, jane zgjillur.
Shumica derrmuese e aplikanteve qofshin te vetem apo familjare kane marre lajmin e shume pritur qe perpara pak kohesh ishte vetem nje enderr dhe tani jane pajisur me leje te perhershme qendrimi ne Britani.
Te gjitha keto dosje do te shqyrtohen gjithsesi deri ne Korrik 2011.
I pritur pastrimi i listës së madhe të dosjeve, ose Politika e Dosjeve të Vjetra
Nje pastrim i listes se gjate te dosjeve te azilanteve eshte besoj mjaft i mirepritur nga çdo qeveri dhe partia laboriste ka lene nje thesar per qeverine e re, departamentin e dosjeve te vjetra dhe ky departament duhet te lejohet te permbushe misionin per te cilin eshte krijuar.
Pra Legacy Cases Policy eshte nje zgjidhje mjaft elegante qe i shkon shume per shtat qeverise se re dhe qe kurrsesi nuk duhet te hidhet poshte. Kur kjo politike u shpall ne vitin 2006, askush nuk e dinte se do ishte si nje prifeci qe do te perqafohet nga nje qeveri kualicioni ne vitin 2010.
Politika e Dosjeve te Vjetra nuk eshte nje amnesti por eshte nje koncept qe do ti rrezistoje kohes dhe ndryshimeve historike qe priten te ndodhin ne skenen politike Britanike, e diktuar nga vete rrezultati i zgjedhjeve parlamentare te 6 Majit 2010.
Une do ju beja edhe nje here thirrje te gjithe shqitareve qe kane ardhur ne Britani dhe kane kerkuar azil para 25 Marsit 2007, te kontaktojne me nje avokat dhe te bejne prezent arritjet e tyre gjate kohes qe kane qendruar ne Britani dhe te kerkojne qe Home Office tju dergoje Legacy Cases Questionaire, si hapin e pare drejt marrjes se lejes se perhershme te qendrimit ne Britani.
Çdo dite qe kalon eshte nje humje e mundesise unike per te rregulluar statusin e tyre. Nese deshironi me shume informacione me kontaktoni ne numrin e telefonit: 02088223336

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili