News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
29/05/2010
Festivali i 11-tė, nuk ishte ēoroditja e muzikės, por ishte ēoroditja e partisė

Autori: Albert Zholi
Flet “Artisti i merituar” dirigjenti dhe studiuesi Eno Koēo: Librin pėr nėnėn time Tefta Tashko do ta ripunoj

FOTO-LAJM

I dashur, studiues, korrekt...Jeta e tij ėshtė tepėr intersante. Eno Koēo u lind nė Tiranė, nė gjirin e njė familjeje me tradita muzikore, nė vitin 1943. Nipi i atdhetarit tė Rilindjes, Athanas Tashko, dhe i biri i artistes sė shquar Tefta Tashko. Familje artistėsh, i ati ishte bariton, ndėrsa e ėma soprano lirike, Artiste e Popullit. Eno nė moshėn 7 vjeēare nisi tė studiojė violinė nė Liceun Artistik tė Tiranės, mė vonė nė Leningrad, pėrpara se tė diplomohej nė ILA tė Tiranės, mė 1966. Nė vitin 1978, emėrohet dirigjent i Orkestrės Simfonike tė RTVSH. Me kėtė orkestėr, pėrveē numrit tė madh tė koncerteve simfonike e vokale, bėri regjistrime tė kėtij repertori, tė muzikės sė filmave dhe kėngėve tė Festivaleve nė Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne nė Kosovė (1979) dhe Turqi (1983), Egjipt (1986), u specializua per dirigjim ne Torino me 1989.
Vepra artistike e Eno Koēos nė fushė tė muzikologjisė, ėshtė kolosale.. Ndėr botimet shqip dhe anglisht, janė traktati “Orkestrimi”, nė bashkėpunim me Gjon Simonin (1977, 1984), librat “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj” (2000), “Kėnga Lirike Qytetare Shqiptare nė vitet 1930” (2002), “Kenga karakteristike korēare” (2003), “Shostakoviē dhe Kadare” (2005), artikuj periodikė qė nga viti 1970, dhe ndėr mė tė fundit janė ato tė botuara nė revistėn “Kultura Popullore”, “Studia Albanica”, “Perla”, “Hylli i Drites”.
“Musical Times” etj. Mbron doktoraturen me 1998 me “Albanian Urban Lyric Song in the 1930s”. Nė vitin 1984, Eno Koēos i jepet titulli Artist i Merituar. Mban komunikime shkencore nė universitetet e Evropės, afirmon vlerat muzikore shqiptare, promovon muzikėn e kompozitorėve britanikė nė Tiranė, e afron opinionin shqiptar me vlerat e larta tė muzikės botėrore (Tosca, Cosi fan tutte, Dasma e Figaros, veprat e Edėard Elgarit e mjaft kompozitoreve te tjere).

[color=red]INTERVISTA[/color

Kohėt e fundit ju keni bėrė disa botime pėr kėngėn qytetare shqiptare, dhe pėr kėngėn shqiptare nė pėrgjithėsi, por lexuesi ėshtė pak i njohur sepse ju jeni jashtė atdheut. Mund tė na bėni prezent disa nga kėto botime, dhe ēfarė pėrmbajnė ato?
Unė jam edhe jashtė edhe brenda Shqipėrisė. Tė shumtėn e kohės unė e kaloj kėtu. Jeta ime tani ėshtė pėrqėndruar totalisht drejt shkrimeve dhe librave. Shkas u bėnė vitet 1994-1998, kur shkruaja doktoraturėn nė Angli, mbi muzikėn lirike qytetare shqiptare, pėr vitet 1930 sepse atėherė nė ato vite dolėn kėngėtarėt e parė tė artit klasik vokal qė erdhėn nga Franca, nga Italia, Rumania, dhe nga vende tė ndryshme dhe u grumbulluan nė Shqipėri dhe krijuan atė bėrthamėn e parė tė muzikės lirike shqiptare. Ata e kultivuan shumė kėngėt qytetare shqiptare, te Shqiperise se veriut, asaj te Mesme dhe te Jugut. Kėto kėngė i kam vėnė nė gojėn e tyre kryesisht, por dhe nė gojėn e kėngėtarėve tė ansambleve tradicionale popullore si ata te ahengut shkodran, kenga e Elbasanit, si dhe sazet e jugut. Ka pasur mė tė mėdhenj se unė qė janė marrė me kėtė punė si Ramadan Sokoli dhe kolegė tė tjerė tė mėvonshėm .Ata e kanė trajtuar shumė mirė kėtė aspekt. Unė jam marrė me atė qė kjo muzikė qytetare u kthye ne kenge lirike, si njė art me muzikė artistike e kultivuar, dhe nėpėrmjet kėsaj futem edhe pak histori. Mendoj se njė pjesė e mirė e kėngėve tė Shqipėrisė sė mesme dhe tė veriut janė tė trashėguar nga lindja, sepse atėherė kemi qenė nėn perandorinė Osmane pėr njė kohė tė gjatė. Jam marrė kryesisht jo me kėngėt e fshatit por me kėngėn qė zhvillohej nėpėr qytete mbas shekullit 17. Nė libėr kam treguar se si u zhvilluan kėto kėngė. Jam mbėshtetur tek ndryshimet e mėdha qė ka mes veriut dhe Shqipėrisė sė mesme dhe nė mėnyrė tė veēantė kėto tė dyja me jugun. Jugu ka tjetėr karakter. Jugu ka njė muzikė me shumė zėra, herė me iso dhe herė pa iso dhe kjo reflektoi shumė me muzikėn qytetare. Jam marrė edhe me kėngėn karakteristike korēare .Kėnga korēare ėshtė konsideruar gjithmonė si njė muzikė me influenca nga jashte Shqiperise , por kjo muzikė u korēarizua, u bė e vendit dhe mban vulėn e Korēės. Jam marrė edhe me studimet qė dalin jashtė kėngės te cilat lidhen me fenomene sociale e politike. Nė Angli kam pasur dhėnė pėr disa vjet me radhė temėn se “ēėshtė artisti nė njė shoqėri tė mbyllur”, apo ē’ėshtė disidenca. Me njė sistem totalitar ku artisti e kishte tė kufizuar lirinė e tė shprehurit dhe atje larg nė Angli merrja si shembull Shostakoviēin dhe gjeja krahasime shumė tė ngjashme me Kadarenė. Dy vende tė ndryshme por me tė njėjtin sistem totalitar, njėri shkrimtar nė Shqipėri si Kadareja dhe ky tjetri kompozitor nė Bashkimin Sovjetik si Shostakoviēi. Tė dy kishin pika kontakti tė pėrbashkėta, si diktatura, udhėheqėsi, mesazhet e fshehura, ambiguiteti etj . Nė artikuj jam marrė edhe me pikėpamjet e kritikėve perendimore, apo mė mirė qė nuk kam qene ne nje mendje me ta si e trajtojnė Shostakoviēin dhe Kadarene. Veprat mė tė bukura tė Shostakoviēit e Kadaresė janė bėrė ateherė ku kishte mė pak liri shprehjeje.Tė gjitha kėto qė thashė janė botuar nė anglisht dhe nė shqip.

Si po vazhdon rruga e botimeve?
Po bėhen afro 8 vjet merrem edhe me kėngėt e Shqipėrisė sė jugut .Bėj dhe krahasime (megjithėse i pėrkiste periudhės paraosmane) me muzikėn liturgjike tė asaj kohe. Gjithmonė ka pasur teza qė njėra mund te kete rrjedhur nga tjetra apo e kunderta. Ato nuk kane pika kontakti ne origjine, por qė tė dyja kanė por rrojtur dhe janė zhvilluar nė tė njėjtin pellg. Njė element i rėndėsishėm i kėtyre kėngėve ėshtė isoja. Kėnget me iso ka rrojtur kryesisht ne Shqiperine e Jugut, por edhe ne disa vende te Greqise se Veriut, Epirit. Kjo lloj muzike shumėzėrėshe unė e tregoj se si nisi ne njė shtrirje tė caktuar gjeografike, ku merrnin pjesė tė gjitha llojet e etnive dhe pastaj me kalimin e kohės filloi e tė marri njė karakter gjithnjė e mė shqiptar, madje fizionomi te mirėfilltė shqiptare. Shqiptaret krijuan stile nga me te larmishmet, ato te Laberise, Gjirokastres, Toskerise se Skraparit, myzeqare, ēame etj. Elemntet janė tė gjitha tė marrėsit dhe tė prerėsit, hedhėsit e isos, dhe dialekte muzikore nga me te sofistikuaret i gjen sot nė mbare Shqiperine e jugut. Kėngėt e ēamėve janė veēanėrisht emocionuese. Te njėjtat kenge, por ne stile te ndryshme, kendohen nga greket e Epirit. Ata i kėndojnė greqisht ata shumė elementė i kanė tė adoptuar nga kėngėt e shqiptarėve por qė ia kanė pėrshtatur jo vetėm tė folurės por edhe ambientit ku jetojne. Pra kjo muzikė ka njė shtrirje tė caktuar dhe jashtė kufijėve tė Shqipėrisė se sotme. Shtrihet nė njė kufi qė ėshtė midis dy lumenjve, Shkumbinit dhe Kalamas (Thiamisit te hershem). Kjo ėshtė njė muzikė dhe njė kėngė qė ia vlen tė dedikosh kohėn, mundin, energjitė, pasionin pėr tė nxjerrė mė pah. Kėtė e bėj pėr ia bėrė mė tė qartė botės perėndimore. Tani ka njė konferencė qė bėhet 15-20 shtator nė Sardenjė ku mblidhen etnomuzikologė nga vende tė Europės dhe diskutohet pikėrisht kjo – kėnga shumėzėrėshe e Mesdheut. Atje do tė kete edhe nga ata qė vijnė nga veriu. Ne padyshim kemi te veēanten tone me kenget vėndēe Ne kemi gjuhen dhe harmoninė modale harmonike. Ēėshtja e emėrtimit apo termit “polifonik”,ėshtė nje gje e diskutueshme. Emertimi eshte bere nga etnomuzikologėt jo ne kuptimin e pėrkthimit fjale per fjale, poli -fonos (shumė zėrėsh), por ne kuptimin teknik te struktures klasike, qė do tė thotė se kur njėri zė zhvillohet, tjetri dėgjon dhe pastaj te gjithe se bashku qendrojne peshe mbi ison. Pra ėshtė gėrshetimi i zėrave. Kohėt e fundit jam marrė shumė me kėto lloj kėngėsh. Kam shkuar disa herė nė Kalabri dhe Siēili dhe kam dalluar qe edhe atje ka gjurme te isos dhe te shumėzėrėshit. Shqiptaret janė larguar per ne Itali a Siēili nga shekulli i 15 dhe kanė ruajtur nė mėnyrė tė fanatike kėngėn e liturgjisė edhe kėngėn tradicionale tė jashtė kishės. Nė kėngėn e liturgjisė nuk e gjen ison, ndėrsa nė kėngėn tradicionale elementėt e isos janė te zbehta. Atėherė sapo kishte filluar ky element tė krijohesh. Nė Ballkan gjatė 500 vjetėve isoja u forcua shumė, mori njė rol thelbėsor nė trajtimin e kenges. Njė studiues italian ka dalluar kohet e fundit gjurmė tė isos dhe nė kėngėn liturgjike. Kjo eshte fare e panjohur per mua.

Profesioni juaj real ėshtė dirigjimi, kur keni shkuar jashtė shtetit a ishit nė ato nivele profesionale, duke patur parasysh se keni studiuar nė akademinė shqiptare , a i pėrshtateshit kushteve tė vendit ku shkuat nė nivel profesional?
Profesioni im ka njė specifikė tė veēantė. Ėshtė gjuhė e pafolur, nė ndryshim nga piktura nga dramaturgjia, filmi, teatri. Muzika ėshtė me njė gjuhė ndėrkombėtare, ku tė gjithė flasin me tė njėjtat parametra, dhe tė gjithė flasin me tė njėjtėn mėnyrė. Nuk ėshtė e vėshtirė qė njė dirigjent qė lėviz nga vendi i tij dhe shkon nė njė shtet tjetėr tė mos vlerėsohet nqs ėshtė i aftė, kjo varet nga aftėsia e tij. Nėqoftėse je i mirė ata tė pranojnė. Asnjėri nuk tė merr atje me hatėr. Unė shkova bashkė me familjen time nė njė festival. Bėra njė kėrkesė, pastaj njė provė dhe hyra nė orkestrėn e Universitetit tė Lidsit.
Kisha eksperiencė tė madhe kėtu nė Shqipėri pranė Radiotelevizionit. Nė Angli krijova marrėdhėnie profesionale dhe solide me kolegėt e atjeshėm. Kjo mė ka shėrbyer shumė se pėr mua dirigjimi ka qenė pėr mua baza e jetės e tė ardhurave dhe tė veprimtarisė sime. Tani jam dhe dirigjenti dhe muzikologu.

Duke patur parasysh se keni punuar nė Radiotelevizion, ēfarė eksperience ruani kryesisht nga festivalet e radiotelevizionit shqiptar, cilat janė ditėt qė i kujtoni me shumė ėndje dhe kush janė ditėt qė i kujtoni me dhimbje?
- Festivali nė atė kohė (para ’90-es) ka qenė ngjarja kryesore e vitit. Atėherė kishte vetėm njė orkestėr qe bente te vetmin festival televiziv. Nuk kishte atėherė siē ka sot disa festivale dhe niveli padyshim ėshtė rritur mjaft. Duke qenė vetėm njė, dashur pa dashur Ferdinand Deda unė ishim nė epiqendėr. Muzika, stili, botėkuptimi ishte mė ndryshe. Njerėzit kanė nostalgjinė pėr ato festivale edhe pse ishin disi statike, tė ngurta dhe tekstet kanė qenė tė politizuara. Megjithate, nje pjese e mire e melodive ishin tė bukura, madje mjaft tė bukura.
Por me festivalin merreshim njė muaj nė vit, 11 muajt e tjerė merreshim me muzikėn simfonike e vokale. Bėnim koncerte dhe regjistronim vepra pa fund, ku shumica ishin vepra shqiptare dhe nė fund tė vitit pastaj ishte festivali. Cdo festival kishte tė veēantėn e tij, ku impenjimi ynė ishte maksimal.

Cfarė ruan si ditėn mė tė bukur nė kėto vite?
Ishte padyshim bashkėpunimi me kompozitorėt, por dhe kėngėtarėt e tė gjitha grupmoshave. Kėngėtarėt shumica ishin amatorė por tė ngrohtė.

Nė radiotelevizion ka qenė e pranishme edhe kritika, kush ėshtė mendimi juaj pėr festivalet post komuniste, si edhe pėr muzikėn e lehtė ku thuhet se ka huazuar shumė?
Mendoj se ka njė pėrparim tė jashtėzakonshėm tė muzikės sė lehtė sot. Ndoshta mė shumė se nė ēdo degė tjetėr tė muzikės. Me teknologjinė e re qė ėshtė krijuar, intonacioni ėshtė shumė mė i pastėr dhe shumė mė i pėlqyeshėm. Kėngėtarėt kanė shumė eksperiencė sepse dalin edhe jashtė vendit. Por kėnga edhe do tė ketė huazime. Gjithnjė ka pasur huazime. Do te mbetet ajo mė e mira, mė pak e huazuara, mė origjinalja, mė e veēanta, ajo qė evokon ndjesi tė vendit nga buron, pra nga Shqiperia.

N.q.s do tė shikojmė tė gjitha pikat e shitjeve tė disqeve, muzika popullore 4-5 vitet e fundit po ecėn mė shumė se muzika e lehtė. Kush ėshtė mendimi juaj?
Nėqoftėse ėshtė e vėrtetė kjo, kjo ėshtė njė mrekulli. Kjo ėshtė njė mrekulli sepse duke parė se shumė kanė emigruar jashtė vendit. Muzika e vendit ėshtė krijuar nė qindra vjet dhe nuk ėshtė njė gjė qė mund tė zhduket kollaj nė 10 apo 20 vjet tranzicion.Ky ėshtė realiteti qė muzika tradicionale nuk ka pėr tu zhdukur kurrė, ajo do te kete sigurisht baticat e zbaticat e saj.

Festivali 11, pėrmendet dhe sot nga ēo kėngėtar dhe kompozitor. Kush ėshtė mendimi juaj pėr fesivalin e 11-tė?
Festivai i 11-tė ishte shpėrthimi pėr njė kthesė tė madhe. Jo vetem ne muzike, por edhe nė drejtim tė artit figurativ e letėrsisė ka pasur gjithmonė dėshira pėr kthesa, pėr largime nga stanjacioni, ndoshta si reagime ndaj pushtetit, partisė qė tė krijonte gjithmonė njė gjendje tensioni qė tė mos arrinte njeri qė tė mendonte ndryshe. Festivali i 11-tė nuk kishte asgjė tė tepėrt. Atje ishin tė gjitha kėngė tė bukura, kėngė me puls e ritmike. Ai nuk ishte ēoroditja e muzikės por ishte tensioni dhe coroditja e partisė.

Eno midis dirigjimit dhe librave studimorė. Me kė ėshtė i dashuruar kohėt e fundit Eno Koēo?
Dirigjimi ėshtė njė punė qė e bėj falė eksperiencės sė gjatė investimit qė kam bėrė nė dekada nė tė. Megjithate, ėshtė fushe e veshtire pėr tė ēare ne maja te larta. Ndėrsa shkrimet e mia nė fushė tė muzikės shqiptare zgjojnė mjaft interes nė perėndim, ndoshta se e kane te lehte t’i lexojnė drejt e nė anglisht. Nuk jam unė qė gjykoj mbi veten time, ėshtė kritika qė mė gjykon. Kur kritika reagon tregon se je ne vėmendje tė diskutimeve.

Ju ditėt e fundit keni pėrkrahur nismėn e Institutit tė Jetimėve, pėr ditėn e 20 Majit, ēfarė mund tė na thoni pėr ditėn e jetimėve?
Nuk ka gjė mė tė bukur nė kėtė botė se sa tė investosh pėr fėmijėt jetimė. Unė nė fėmijėrinė time kam qenė nė tė njėjtėn pozitė dhe e di se sa nevojė kanė kėta fėmijė. Ata janė njerėz si ēdo njeri tjetėr fatkeq qė duhen pėrkrahjen maksimale. Jeta ka provuar se shumė e shumė fėmijė pa prindėr kanė ēarė nė jetė dhe kanė bėrė mrekullira njėsoj ose edhe mė mirė se tė tjerėt. Ndoshta tė bėn jeta mė tė fortė dhe mė vendosur, por kjo nuk ėshtė me tė gjithė jetimėt. Do tė ishte njė gjė e mirė kur ēdo pjesė e shoqėrisė tė bėnte sado pak nė drejtim tė fėmijėve jetimė si z. Cumani. Ne festimin e ditės se jetimeve fatkeqėsisht nuk do te jem ne Tiranė, por po tė isha, tė gjithė mbėshtetjen time do ta kisha dhėnė nė kėtė drejtim. Edhe njė pėrshėndetje ka vlerėn e saj.

Disa momente nga mė tė bukurat si nė botime dhe nė udhėtime?
Njė ndėr botimet ėshtė libri qė ja kam dedikuar nėns time *Tefta dhe koha e saj*, te cilin do tė doja ta zgjeroja. Eshtė shkruar edhe mė parė pėr nėnėn time, por shumė gjėra janė glorifikuar , ndoshta ishte nevojė e kohės qė tė nxirrte heronj. Ndėrsa lidhur me udhėtimet, ishte momenti kur pashė hallėn time nė Rumani. Nuk e dija qė ekzistonte. Ishte momenti qė ndryshoi jetėn time. Ndjeva njė njeri qė mė donte shumė. Ajo kishte vite qė kishte humbur kontaktet me vėllanė e saj, nuk e dinte qė unė kisha lindur. Por botimet me karakter hulumtues kanė tjetėr natyrė dhe vlerė sikundėr dhe tashmė udhėtimet e shumta mė kanė bėrė mė selektiv...

Cfarė i mungon muzikės shqiptare sot?
I mungon kritika, kritika profesionale.

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili