|
15/05/2010
Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu, dy yjet e lirikės shqiptare nė Londėr
Autori: Edlira Dedja
Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu, dy yjet e lirikės shqiptare, u takuan si protagonistėt kryesorė tė operės Traviatta nė Royal Opera House Covent Garden tė Britanisė sė Madhe. Opera u vu nė skenėn angleze nė datat 11, 14, 19, 21 dhe 24 maj. Tenori dhe sopranoja do tė jenė nė rolet kryesore tė saj nė pesė net interpretimi. Pėr artistėt shqiptarė, Jaho dhe Pirgu ėshtė hera e parė qė luajnė nė njė premierė sė bashku si protagonistė tė kėtij kalibri nė njė skenė operistike botėrore. Traviatta e Xhiusepe Verdit, kėshtu do ketė njė prej sopranove shqiptare me famė botėrore dhe njė prej tenorėve mė tė mirė shqiptarė. Edhe pse kanė marrė vlerėsimet maksimale tė kritikės, Shqipėria i njohu dhe i pranoi me vonesė. Qė tė dy i kanė provuar skenat mė tė famshme operistike tė botės dhe qė tė dy e kanė mahnitur publikun nė Londėr. Soprano dramatike, Ermonela Jaho, nė vitin 2009 zėvendėsoi Anna Netrebkon nė momentin e fundit, nė rolin e Violetės nė operan Traviatta nė njė udhėtim Neė-York-Londėr, qė duket se i ndryshoi krejtėsisht karrierėn e saj operistike. Pirgu e ka prekur skenėn londineze vite mė parė, ku ėshtė kthyer nė protagonistin kryesor tė mbrėmjes nė sallėn qendrore tė Royal Opera House, nė Covent Garden Londėr duke i habitur tė gjithė. Ai pėr 90 minuta ka luajtur nė rolin e Rinuēios. Publiku britanik ka vlerėsuar zėrin e Pirgut dhe ėshtė habitur pėr moshėn e tij tė re, duke marrė pėrsipėr interpretimin e njė opere tė vėshtirė. Ishte hera e parė qė britanikėt patėn mundėsi tė ndjekin nga afėr talentin shqiptar tė Pirgut, i cilėsuar nga kritika austriake si Pavaroti i ri. Pak kohė mė parė, Zhani Ciko, drejtori i Teatrit Kombėtar, qe shprehur pėr Gazetėn Shqiptare se ai do tė ishte nė Shqipėri pėr njė recital nė datėn 15 maj. Ndėrsa sopranoja Ermonela Jaho u tha se do tė vinte tė interpretonte protagonisten e njė opere, nė skenėn shqiptare. Megjithatė, deri tani informacionet nuk janė tė sigurta sa i takon datave qė ajo do jetė nė Tiranė.
Vlerėsimet Pėr Pirgun ka pasur shumė nga ata qė e kanė konsideruar Pavaroti i ri, tė tjerė e kanė quajtur njė Anton Darmota. Kėshtu do tė shkruhej nė faqet e njė prej revistave kulturore mė tė rėndėsishme austriake, Buhne (Skena), pėr tė. Saimir Pirgu bashkėpunon me dirigjentėt mė tė njohur tė orkestrave si Claudio Abbado, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozaėa, Franz Ėelser Möst, Gustav Kuhn, James Colon, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt. Midis roleve mė tė duartrokitur tė tenorit tė ri shqiptar mund tė pėrmendim, Don Ottavion nga (Don Giovanni), Ferrando-n nė Cosģ fan tutte, Elisir dAmore (Nemorino), Rinuēio te Gianni Schiēhi, Falstaff (Fenton), Alfredo Germont (La Traviata), Rigoletto (Duka i Mantovės). Kohėt e fundit ka interpretuar rolin e Idomeneut me Nikolaus Harnoncourt nė Styriarte Festival tė Graz-it. Debutimi i tij i parė amerikan u bė nė Los Angeles Opera (roli i Rinuēio-s tek Gianni Schiēhi) nėn drejtimin e Ėoody Allen. Edhe pėr Ermonela Jahon vlerėsimet kanė qenė pafund.
Pa diskutim, si njė nga 2 ose 3 Violetat (La Traviatta) mė tė mėdha tė kohės sonė, Ermonela Jaho ėshtė shfaqur nė majat e karrierės sė saj: paraqitje rinore, rrezatuese nė feminilitetin e saj, me njė sensualitet tė pakrahasueshėm. Triumfuese ndaj tė gjitha vėshtirėsive qė paraqet aria Sempre Libera dhe me mjeshtėri (ēfarė timbri i artė!), sopranoja shqiptare mundet tė realizojė me lehtėsi gjithēka, madje edhe pėshpėritjen, me njė kontroll tė pėrsosur frymėmarrjeje qė tė lė pa fjalė kur thotė: Dite alla giovine. Ne pėrkulemi pėrpara kėsaj performance, duke shprehur admirimin mė tė madh dhe shpresėn qė nė njė tė ardhme tė afėrt, sopranoja e madhe Ermonela Jaho tė mund ta shfrytėzojė deri nė maksimum talentin e saj tė mrekullueshėm, - qe shprehur Arnaud Buissonin nė ResMusica.com, nė Paris tė Francės.
|