News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
29/04/2010
Dy gėzime nė njė ditė pėr Kryeziun

Autori: Fatmir Terziu
Promovohet nė Londėr libri i autores Sadie Kryeziu-Bejtullahu

FOTO-LAJM




Poetė, dashamirės tė artit, krijues tė fushave tė ndryshme dhe aktivistė tė fushės intelektuale ishin promotorėt e njė tubimi kulturor-artistik, qė shėnoi promovimin e vėllimit poetik tė poetes nga Kosova, Sadie Kryeziu-Bejtullahu. Promovimi i librit poetik “Pėrsiatje” me recencent tė tij shkrimtarin dhe kritikun e mirėnjohur shqiptar dhe redaktorin e parė tė botimeve kosovare nė Tiranė, Pandeli Koci ishte njė arsye mė shumė pėr tė pėrcuar vlerat poetike nė mesin e njė ambience tė kėndshme. Pas fjalėve tė mirėseardhjes qė u adresuan nga tė pranishmit nė ambientet tepėr komode tė restorantit “Cocoa” nė Londėr, prania e Ambasadorit tė Kosovės, Shkėlqesisė sė Tij, Muhamet Hamiti dhe Sekretares sė Parė tė Ambasadės sė Shqipėrisė, Entela Gjika, shėnoi mė shumė se sa njė promovim, mė shumė se sa njė tubim vlerash poetike. Hymnet e intonuara nė sallėn festive, pėrcollėn atė pjesė emocionale qė nė raste tė tilla rezaton kulturė, identitet dhe kujtesė pėr tė ecur pėrpara. Dy flamujt, Kombėtar dhe i Kosovės nė sfond plotėsonin atmosferėn e bukur qė nėn simbolikėn e librave nė tryeza dhe gonxheve tė trėndafilave pėr cdo pjesėmarrės formonin njė simbolikė ngjyrash dhe measles tė bukura e tejet domethėnėse. Drejtuesi i krijuesve nė Mbretėrinė e Bashkuar, dhe njė nga organizatorėt kryesorė tė kėtyre aktiviteteve, Fatmir Terziu, mbajti fjalėn e mirėseardhjes dhe uroi tė pranishmit pėr pėrgjegjėsinė sublime tė njė ftese tė tillė, tė njė dite tė gėzueshme tė lidhur me librin, krijimtarinė, poezinė dhe fjalėn e bukur shqipe. Njė kėnd festiv nė kėtė cep londinez, nė Kilburn, aty ku herė pas here krijuesit shqiptarė promovojnė librat dhe krijimtarinė e tyre, ka njė mesazh tė hapu, ka njė lajtmotiv tė qartė nė lidhje me transmetimin e vlerave, memorjes kulturore dhe mbajtjes sė qartė tė identitetit kombėtar. Fjalėfolėsi i kėtij sesioni promovues vlerash, njėkohėsisht edhe redaktor i librit, transmetoi mes njė pėrzgjedhjeve paraprake atė mesazh qė vetė poezia e poetes Kryeziu formon dhe interpreton pėr lexuesin e saj tashmė tė etshėm shqiptar. Ai lexoi disa nga poezitė mė tė spikatura tė auotores, duke u ndalur nė ato poezi qė lidhen me nėnėn, pasi vetė autorja ėshtė nėnė e tre vajzave tė mrekullueshme dhe njė bashkėshorte e shkėlqyer e ekonomistit tė kualifikuar me master, Abedin Bejtullahu. Pjesė mė tė madhe tė poezive tė lexuara e diktoi aspekti i dhimbjes, dėshirave, emocioneve festive dhe natyrshėm Pavarėsia e Kosovės, e implementuar nė vargje qė herėt, aq herėt kur poetja pati filluar tė shkruajė vargje nė moshėn nėntė vjecare nė gazetat e murit tė shkollės.
E diplomuar nė fushėn juridike, Sadie Kryeziu, mbeti edhe nė mjedisin londinez njė studente qė ka fituar disa merita dhe vlerėsime si nga Kolegji i Uestminsterit ashtu edhe nga shkollat ku ajo punon. Kėshtu nė kėtė lidhje ėshtė edhe krijimtaria e saj e ndėrthurur dhe akoma mė e bukur, e lidhur me jetėn dhe jetiken e saj tė mjedisit familjar dhe shoqėror.
Nė kėtė tubim fjalėt e ngrohta tė Ambasadorit Hamiti ishin mė shumė se njė pjesė e zakonshme e fjalėve zyrtare nė takime tė tilla. Zoti Hamiti, me njė natyrė tė qetė, tejet diplomatike dhe tepėr intelektuale, kombinoi profesionalizmin e tij si profesor i letėrsisė me stilin e politikanit dhe diplomatit pėr tė bėrė sallėn tė dėgjojė me vėmendje. Nė fjalėn e tij ai tha fjalėt mė tė mira pėr autoren dhe gjithė krijuesit qė krijojnė nė emgrim. Fjalėn e pėrfaqėsueses sė Ambasadės shqiptare, Entela Gjika e ploėsuan edhe mesazhet e ngrohta tė zotit Mazi drejtuar kėtij tubimi tė lidhur me krijimtarinė dhe poezinė. Nė kėtė tubim folėn mė pas krijues dhe poetė dhe intelektualė tė fushave tė ndryshme.
Nė fjalėn e tij, poeti Hyda Ismaili, autor i disa librave nė prozė e poezi, tha se kishte nderin tė fliste pėr librin e poetes Kryeziu, libėr tė cilin e kishte lexuar me shumė ndjenjė. Ai lexoi edhe disa poezi tė autores, tė cilat i quajti si pjesė tė bukurisė femėrore nė art. Poeti Selman Lokaj, kombinoi fjalėn e sinqertė me humorin dhe solli nė sallė tė qeshura, hare dhe duartrokitje. Ai tha se poezia e Kryeziut ėshtė njė pasqyrė e zonjės sė mencur dhe intelektualitetit qė buron nga dijet dhe edukata e saj nė vite.
Gazetari dhe krijuesi gjithėplanesh Sami Islami u ndal nė vlerat qė krijon njė krijimtari e pasur dhe mė shumė theksoi se poezia duhet tė jetė nė njė stil dhe njė melos i kombinuar.
Poeti Bllaca, transmetoi mesazhin e brezave dhe i uroi autores me gjithė zemėr. Folėsit e tjerė transmetuan mesazhe dhe fjalė tė ngrohta bashkėpunimi. Tubimi kaloi kėndshėm mė pas mes kėngėve, valleve dhe atmosferės festive qė pėrkoi edhe me ditėlindjen e autores sadie Kryeziu. Kėshtu dy gėzime nė njė ditė ishte njė motiv mė i goditur pėr tė festuar.

Urimet
Urimet erdhėn nė kėtė promovim nga tė katėr anėt. Urime nga Kosova, Shqipėria, Amerika, Greqia, Gjermania, Franca, Suedia e mjaft vende tė tjera urime zemrash dhe krijuesish. Urime tė afėrmish dhe miqsh. Familjarėt i pėrcillnin me zemėr dhe me lotė malli:
“Familja Kryeziu nga Kosova dergon urimet me te perzemerta per promovimin e librit ‘’ Persiatje ‘’ te Sadie Kryeziut .Trungu i familjes Kryeziu qe eshte vendos ne tri qytetet me te bukura te Kosoves,nderon,respekton,me shume dashuri ate vajze, dikur e talentuar e sot e afirmuar.Gezohemi shum sepse ky liber u nis ketu,shpetoi per te lindur atje ne dhe te huaj,mbajm mend deshirat dhe fjalet e saj,nuk e dua gurbetin sepse ai te hape plage ,por kesaj radhe ia mbylli plagen shekullore ,libri i saj u pavaresua,sepse ajo permes poezies i kendonte me endje Lirise ,qe e donte aq shume .Edhe ne i bashkohemi tingujve te gezimit,festes qe do te mbreteroj atje .Ju falenderojm shume per mbeshtetjen qe keni treguar per te dashuren ton.Te gjithe e pershendesim,dhe e perqafojme shume nga Kosova ,dhe mir se na vjen.Gjithashtu i urojm ditelindjen,sa me shum libra te tjere ne ditelindje te tjera. Gezuar!”
“Familja Kryeziu nga Gjermania i urojn Gezuar Promovimin e librit ‘’Persiatje’’ ,vajzes, motres,mbeses,kusherires, dhe i urojn suksese ne te ardhmen. Sadia ishte krenaria e Familjes Kryeziu Mleqan, Peje, Prishtine,Prizeren ne vendlindjen e saj dhe ne keto qytete ajo mbeti e paharruar si nje margaritar duke ruajtur dhe mbjellur shembulltyren e saj tek gjeneratat e reja, brenda Familjes Kryeziu. Urimit i bashkohen babai Osmani, nena Eminja, vellezerit Ibrahimi, Nazmiu, Liridoni motrat Nexhmia,Shkurta, Igballja dhe Servetja ,daja Tafili dhe shume te tjere... Me lot gezimi i bashkangjitemi festes,festa te mbreteroj me nje mrekulli. Per ti marrur vizat na duhet nje kohe ma e gjat ,por shpresojm qe ne Kosove ta festojm kete Promovim te gjithe se bashku. Gjithashtu i urojm Gezuar ditelindjen ,suksese te metejme ne ditelindje te tjera. Ju pershendesim nga Gjermania.”

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili