News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
29/04/2010
Kruja ėshtė qyteti, qė mund tė vizitohet nė ēdo stinė

Autori: Gezim Kabashi
Ditėt e fundit qytetin mbi gur e kanė vizituar disa ministra nga Hungaria e Turqia, Bosnja e Ēekia, Franca e Kuvajti

Kruja ėshtė qyteti, qė mund tė vizitohet nė ēdo stinė. Banesat qė janė kapur fort pas faqes sė malit, Kalaja e Skėnderbeut qė dallohet veēmas sapo rruga e asfaltuar lė pas pyllin me pisha dhe ullinjtė e moēėm qė i gjen nė mes tė pallateve tė vjetėr e tė rinj tė qytetit, janė po kaq mbresėlėnėse si nė pranverė e vjeshtė e po aq edhe nė dimėr e nė verė.
Madje kur bie shi, si sot dhe nė kalldrėmet qė bashkojnė pazarin mesjetar me Kalanė e Gjergjit, sheh ndėn ēadrat e hapura turistė japonezė dhe skandinavė, qė fotografojnė pa pushim, kupton se megjithėse ne vendasit jemi mėsuar me Krujėn, ajo di tė shfaqė gjithnjė njė pamje tė re pėr kėdo qė vjen.
Qyteti me 15 mijė banorė jeton dy kohė njėkohėsisht
Pasi “pėrshėndetesh” me Skėnderbeun mbi kalė, monumentin prej bronxi tė skulptorit Janaq Paēo, pazari karakteristik duket sikur tė fton nė mesjetėn e zhurmshme, kur siē tregojnė gojėdhėnat, dyqanet vazhdonin pėr shtatė kilometra me radhė nga lagjia “Derexhik” deri nė “Picrragė”. Pazari i Vjetėr i Krujės shtrihet nė tė dy anėt e rrugės sė vjetėr tė shtruar me kalldrėm qė tė ēon pėr nė kala.
Kemi hyrė kėshtu nė njė kohė tjetėr, ku kanatet e mėdha prej druri tė llakuar tė dyqaneve zėvendėsohen mė pas mė gurėt e kalasė mesjetare. Muharrem Mefaja, ėshtė pronar i njėrės prej rreth 50 njėsive tregtare tė vendosur pėrballė njėri-tjetrit aq afėr sa duket se mund t’ia japėsh dorėn shokut pėrballė edhe pa zbritur shkallėt e gurta tė dyqanit.
Rremi, siē e thėrrasin rreth e qark, fshin duart pas pėrparėses sė punės dhe qesh me fjalėn “pronar”. “Kėtu tė gjithė jetojmė ende me zejet e tė parėve”, shprehet ai pėr ATSH-nė, dhe tregon me dorė njė ēifteli tė vogėl gdhėndjen e sė cilės sapo e ka pėrfunduar. “Tashmė dyqani ėshtė i imi dhe bashkė me mua punon edhe bashkėshortja, e ndonjėherė vijnė edhe fėmijėt”, shton ai. Nė punishten e vogėl, pas perdes qė ndan dyqanin nė dy pjesė, Rremi ka “prodhuar” me duart e veta shishe dekorative konjaku tė veshura me kashtė apo allēi tė ngjyrosur, bunkerė tė vegjėl prej alabastre qė shėrbejnė si tavlla duhani, maketet prej druri tė kalasė apo reliefin prej lėkure tė njė banese mesjetare.
“Disa ditė mė parė, nė Krujė ishte edhe Kryeministri Berisha me njė mik tė huaj”, vazhdon Rremi. “Shėtitėn sė bashku nė Pazarin tonė dhe na erdhi mirė kur i kėrkoi kryetarit tė Bashkisė mė shumė projekte si pėr vetė pazarin dhe bizneset e tij”. “Nė Krujė vijnė tė gjithė. Kush nuk ka vizituar Krujėn, nuk ka vizituar as Shqipėrinė, themi ne krutanėt”, shton Veseli. Vetėm gjatė 10 ditėve tė fundit qytetin mbi gur e kanė vizituar disa ministra nga Hungaria e Turqia, Bosnja e Ēekia, Franca e Kuvajti. Edhe Mariza, njė kėngėtare e njohur shqiptare, i ka sjellė miqtė e saj tė huaj nė Krujė.
“Kėtu nė Pazar kėnaqem edhe vetė”, qesh ajo. Ndėrsa, Xhovana qė ka ardhur nga Asti (Itali) pėr tė njohur tė afėrmit e bashkėshortit nė Durrės, mahnitet pas qėndismave dhe qilimave.
Zejet qė ushtrohen aktualisht nga mjeshtrat e punės me dorė nė Krujė janė punimet nė gur e kockė, mermer e alabastėr, thurja e tapeteve dhe qilimave nė fill tė leshtė, apo edhe punimet nė bakėr e dru.
Nga rruga dėgjohet zhurma ritmike e avlėmendit dhe ne nuk i rezistojmė dot ftesės mikpritėse tė njė dyqanxhiu tjetėr.
Dy gra qė endin nė vegjė i pėrgjigjen pėrshėndetjes pa i hequr sytė nga faqja me fijet e bardha tė leshit, ku po merr jetė njė qilim shumėngjyrėsh ku dominon e kuqja dhe e zeza.
“Unė jam ndėr mė tė rejat qė vazhdoj tė punoj nė vegjė”, tregon Miranda, njė nga endėset, qė vite mė parė ka punuar nė fabrikėn e qilimave. “Ėshtė punė e lodhshme, por do tė ishte shumė mirė qė edhe mė tė rinjtė t’i afroheshin traditės”, shton ajo. Edhe Elida Ēela ka bindjen se, tradita familjare duhet pėrtėrirė.
Nė dyqanin e saj shihen kostumet e nuseve tė Shqipėrisė sė Mesme qė janė ildisur pėr merak. “I kam qėndisur me dorė dhe me makinėn qepėse, ja kėtu nė dyqan”, tregon ajo mė tej.
“Nuk rrihet duke pritur vetėm klientėt”, shprehet Elida, ndėrsa hedhim njė shikim nė banakėt dhe vitrinat e mbushura plot me objekte tė vjetra e tė reja.
Ndėn strehėt qė zgjaten deri sa prekin njėra-tjetrėn, shiu nuk ndjehet fare dhe biseda e kėndshme me zejtarėt dhe tregtarėt krutanė ndėrpritet vetėm kur nė krye tė rrugės shihen grupet e turistėve qė vizitojnė Pazarin e Vjetėr.

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili