News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
17/04/2010
Vaēe Zela, nė librin e personaliteteve me mė shumė influencė nė botė

Autori: Fatmir Terziu
“Artistja e Popullit”, e vetmja shqiptare qė mori ēmim nga Instituti i Biografive nė Amerikė

FOTO-LAJM

Vaēe Zela, e lindur mė 7 prill tė vitit 1939, njė vajzė nga Lushnja, qė u bė artistja e popullit, nuk e kishte menduar se tė kėnduarit e kėngės shqipe do ta pėrfshinin nė librin e 500 personaliteteve me mė shumė influencė nė botė, e vetmja shqiptare qė mori kėtė ēmim nga Instituti i Biografive nė Amerikė.
Nė Paris, e krahasuar me kėngėtaren e madhe franceze, Edit Piaf, ndėrsa nė Itali me tė madhen Mina, teksa poeti, Visar Zhiti do e quante zėrin e Vaēes, njė pjesė tė lirisė sė munguar.
Do tė kėndonte qė e vogėl nė aktivitetet e ndryshme qė organizoheshin nė qytetin e saj, ku u zbulua si talent pėr tė qenė paskėsaj pjesė integrale e tė gjitha festivaleve tė muzikės nė radio dhe mė vonė nė radio-televizion, qė prej organizimit tė parė tė tyre nė vitin 1962 dhe deri nė vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e ēmimit tė parė.
Po ajo ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, nė tė cilin ka interpretuar shumė kėngė, pjesė e muzikės sė filmave.
Pėr yllin e muzikės shqiptare do tė vinin njėri pas tjetrit ēmime tė shumta. Kėngėt “Ēelu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ėndrra ime”, “Lemza”, “Nėnave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Tė lumtur tė dua” e shumė tė tjera do tė mbeteshin nė fondin e artė.
Ndėrsa, ēmimet qė do tė shkonin pėr kėngėtaren janė tė panumėrta. “Artiste e Merituar” nė ‘73-in, “Artiste e Popullit” nė ‘77-ėn, “Mjeshtre e madhe e punės”, “Qytetare nderi e Lushnjes”, po nė qytetin e lindjes.
Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit njė bust, Presidenti Alfred Moisiu i akordoi “Nderi i Kombit”, ndėrsa u shpall edhe “Qytetare Nderi e Qarkut tė Fierit.
Ēmime tė tjera ka marrė edhe jashtė territorit tė Shqipėrisė. Ajo ka marrė Diskun e Artė nga Amerika, pėr kontribut nė shoqėri nė vitin ‘97, ėshtė zgjedhur gruaja e vitit ‘97-’98 nė Kembrixh tė Anglisė, “Mikrofoni i Artė”, nga Ministria e Kulturės e Kosovės, “Ēmimi i karrierės” e shumė tė tjera.
Ndėrsa Instituti Biografik Amerikan, e rreshton nė botimin e tij ndėr 500 njerėzit mė me influencė. Viti 1991 do tė shėnonte ngjitjen e fundit nė skenė pėr tė, pikėrisht nė Zvicėr, nė njė koncert pėr shqiptarėt qė jetonin atje.
Sot, nė moshėn 69-vjeēare, ajo kujtohet me adhurim nga publiku qė ruan ende sot pėr kėngėtaren e madhe. Prej kohėsh Vaēe Zela, pėr shkak tė sėmundjes sė saj mungon fizikisht nė aktivitetin muzikor, teksa mbetet “Zėri” i jashtėzakonshėm qė mbushte me energji skenat shqiptare.
Ndonėse e larguar prej 8 vitesh nė Zvicėr, e lumturon fakti qė njerėzit e kujtojnė, qė ata nuk i kanė harruar kėngėt e bukura qė ajo i pėrcillte nga skena e festivaleve.
E ndėrsa tė gjithė shqiptarėt do t’i shprehnin nė kėtė ditė, urimin pėr njė jetė tė gjatė. Vaēe Zela jeton me bashkėshortin e saj, Pjetėr Rodiqi, dhe vajzėn, Irma. Studenten e shkėlqyer tė Ekonomikut dhe mė pas pedagoge nė kėtė fakultet dhe qė tashmė punon nė Institutin e Statistikave nė Zvicėr. Por rikthimi nė Shqipėri, mbetet dėshira mė e madhe pėr Vaēen.
E kujt si ka rėnė nė sy ballkoni me lule nė qendėr tė Tiranės, pranė Sheshit “Avni Rustemi” nė Tiranė. Ballkoni i shtėpisė sė saj, vazhdon tė jetė i mbushur plot me lule. Sepse ajo nuk ishte vetėm kėngėtare, por edhe “gruaja e luleve”.
Pėr to kujdeset e motra e saj, sigurisht me shpresėn se njė ditė ajo do t’i prekė ato sėrish.

1 KOMENTE
30/04/2010 04:09 pm
Skender Zogu
Ashté njé nderé i madhé pér ne Shqiptarét pér ēmimin qé Zonja Vaēe Zela ka marré.I urrojmé suksese té tjera.Me két rasté mendoje se Violonistja faméshém Zonja Anyla Kraja qé jeton né Romé dhe kontribon, me talentin e sajé, népér vende té ndrysme t'Europés né favor té Organizatés FAO qé ndihmon fémité qé vujné nga mungesé ushkimi ,meriton dhe ajo ēminin humanitar dhe artistik.
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili