News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
01/04/2010
Ristrukturohet Forumi i Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare

Autori: Sherif Bllaca
Z. Lutfi Vata rizgjidhet kryetar

FOTO-LAJM

Gjashtėmbėdhjetė shoqata shqiptare qė operojnė dhe funksionojnė nė sfera tė ndryshme komunitare tė bashkėngjitura nė Forumin e Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare zhvilluan mbledhjen e radhės sė Forumit.
Nė kėtė mbledhje ku u diskutua pėr angazhime tė reja u trajtua dhe u diskutua rreth disa pikave tė lidhura nė Memorandumin e Mirėkuptimit dhe u bėnė zgjedhjet drejtuese tė tij. Me shumicė votash nė njė sistem tė fshehtė mes kandidaturave tė propozuara u rizgjodh kryetar, Lutfi Vata, njė intelektual shqiptar i diplomuar nė degėn e Bio Kimisė dhe me njė stazh tė gjatė drejtues nė fushėn e arsimit nė Shqipėri dhe nė shkollat e Arsimit Plotėsues nė Angli, drejtues i shoqatės “Ardhmėria”. Nėnkryetar u zgjodh Talat Pllana, me profesion jurist dhe kryetar i Bashkėsisė Shqiptare, “Faik Konica”. Sekretare u zgjodh Rejhane Sylejmani, qė punon pėr “Refugee Council” nė Brixton.
Forumi mė pas nė plan tė parė vuri angazhimin e departamenteve. Zėdhėnėse e Forumit u zgjodh doktoresha e talentuar, Zamira Ruspi, drejtuese e shquar. Nė departamente tė tjera u angazhuan edhe profesorėt nga Oksfordi, tashmė anėtarė tė kėtij Forumi, Roland Palla dhe Mentor Mata, nga kompania “Iliria” me kryetar Roland Palla dhe Mentor Mata, sekretare Ada Sula dhe llogaritar Florenc Selmanaj.
Departamentet e tjera patėn njė shtrirje tė gjerė dhe kėshtu u promovua rruga pėr tė ardhmen dhe ecurinė e Forumit. Nė kėtė mbledhje u lavdėrua dhe u falėnderua puna e dy Ambasadorėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Puna e zotit Zef Mazi u quajt njė angazhim vlerash dhe njė pėrkushtim i lartė ndaj komunitetit shqiptar. Nė njė deklaratė nga forumi pėr mediat thuhet se figura e Ambasadorit Zef Mazi ėshtė njė model dhe shembull nė inspirimin dhe bashkimin tonė.

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili