|
01/04/2010
Seminar me mėsues tė arsimit shqip nė Londėr
Autori: Qeriba B. Bala
Nė kuadėr tė punės sė vazhdueshme pėr futjen e gjuhės shqipe si lėndė nė GCSE, Kryetari i Forumit tė Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare dhe drejtor i shoqatės Ardhmėria, Lutfi Vata, organizoi nė ambientet e shoqatės Ardhmėria seminarin me temė Mėsimi i gjuhės shqipe nė Diasporė. Seminari u organizua nė bashkpunim me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė (M.A.SH). Nė kėtė seminar merrnin pjesė mėsues tė organizates: Ardhmėria, Nėnė Tereza, Oxfordi si dhe organizata tė tjera. Pėrfaqėsuesja e M.A.S.H-it Znj. Rezarta Krasniqi pasqyroi nė mėnyrė shumė profesionale temat: 1.Metodika mė qendėr nxėnėsin, 2. Teknika dhe metoda me punėn me grup, 3. Roli i mėsuesit si dhe 4. Format e ndėrveprimit tė nxėnsėve. Mjaft interesante ishte sygjerimi qė bėri Krasniqi pėr formatete qė mund tė pėrdor mėsuesi pėr planin mėsimor. Kryesisht ajo ndaloi nė metodėn e ashtuquajtur Pesė Vargėshi, metodė e cila u pa si mė e pėrshtatshme pėr tu pėrdorur nga mėsuesit e gjuhės shqipe ne Angli. Znj Krasniqi tregoi shumė nga eksperienca e saj profesionale si p.sh Cili tekst i Abetares ishte me i pershtatshėm pėr tu pėrdorur nga mėsuesit e shkollave shqipe. Gjatė bashkėbisedimit shumica e pjesėmarrėsėve ishin tė mendimit pėr pėrdorimin e Abetares sė njėsuar. Gjithashtu u hodh mendimi nga Mesuese Teuta Hashani pėr njė plan program nė dy gjuhė (Shqip-Anglisht), Znj Rezarta Krasniqi kerkoi qė tė njihej me metodat e punės tė mėsuesve. Albana Vata tregoi pėr eksperiencėn e saj personale, gjithashtu mėsueset Edlira Xhelili dhe Julina Bica Bogdani treguan pėr eksperiencat e tyre personale. Pra siē shihet ky seminar ishte shumė i vlefshėm pėr pjesmarrėsit sepse ata morėn informacione te reja dhe shkėmbyen eksperiencė me njėri-tjetrin. Gjatė gjithė kohės mbizotėroi njė atmosferė e ngrohėt, miqėsore dhe bashkėpunuese. Si pėrfundim pjesmarrėsit kerkuan tė kishin mė shpesh seminare te kėti lloji.
Mirkena Shqarri-Palluqi / E specializuar me Master Ndėrsa Mirkena Shqarri-Palluqi, njė nga ndjekėsit e kėtij seminari, thekson se Vetem disa jave pas dhėnies sė drites jeshile nga parlamenti Britanik tė hyrjes sė gjuhes shqipe si GCSE, shoqata Shqiptare Ardhmėria ka vazhduar sėrish pėrpjekjet pėr ti ardhur nė ndihmė komunitetit shqiptar nė Angli. Kėtė radhė ndihma ka qenė disi indirekte, e fokusuar pikerisht te mėsuesit e shkollave suplementare qė kjo shoqatė organizon ēdo javė, tė cilėt i mėsojnė gjuhėn shqipe rreth 640 fėmijeve nė Londėr. Te shtunen e 27 marsit, nė Camberwell Business Centre, nė Londer, u zhvillua trajnimi me temė Mesimi i gjuhes shqipe ne diaspore, nė te cilin moren pjesė rreth 50 mėsues nga shkollat suplementare te Queenspark, Lewisham, Grinwiē, Sothwark dhe Camberwell. Seminari u drejtua nga Znj Rezarta Krasniqi, drejtoreshė e shkollės Kosova nė Tiranė e ardhur posaēėrisht nga Shqiperia per te bere te mundur kėte trajnim. Trajnimi u pėrqėndrua nė metodėn e njė mėsimdhėnie sa mė efektive, ndryshimin midis mesimdhėnies pasive dhe asaj aktive, rolit tė mesuesit, formave tė ndėrveprimit te nxėnesve si dhe nė mjetet mėsimore tė pėrdorur nga kėto shkolla suplementare. Seminari gjithashtu u shoqerua edhe me pyetje te shumta nga mesuesit e Ardhmerise si dhe u treguan eksperienca te ndryshme nga mesuesit gjate orėve tė tyra tė mėsimdhėnies. Njė seminar tjeter, pritet te organizohet serisht ne muajt ne vazhdim nga kjo shoqatė per ti ardhur ne ndihme mesuesve te saj. Duhet theksuar se nė realizimin e seminarit njė ndihmė ka dhėnė edhe Ambasada e Shqipėrisė nė Londėr.
|
|
|
|