News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
19/03/2010
Kosova ka psikologji tė re dhe perspektiva tė reja

Autori: Sherif Bllaca
Interviste me Shqipe Bujupin

FOTO-LAJM

Si psikologe, si e shihni psikologjinė shqiptare?
Kėtė pyetje e kuptoj nė dy mėnyra: psikologjinė si lami dhe popullin shqiptar nė aspektin psikologjik. Sa i pėrket mėnyrės sė parė: psikologjia nė Kosovė ėshtė fushė e re por qė nga krijimi i fakulteteve nė psikologji kanė dalė mjaft tė diplomuar. Por duke qenė njė fushė e re mendoj se duhet punuar shumė qė tė arrijmė njė cilėsi tė kėnaqshme.
Tė njihemi me teorinė ėshtė njė gjė por njėhohėsisht jemi njerėz me njė tė kaluar, me konfliktet, egocentrizmat, traumatizmat, etj. tona. Dhe nė kėtė fushė njohja e teorisė mbetet shumėherė e pamjaftueshme. Introspectioni, do tė thotė autoanaliza mendoj se ėshtė e pamjaftueshme. Ta bėjmė kėtė punė vet ėshtė thuaja e pamundur ngaqė jemi shumė afėr vetvetes.
Kėshtu qė, pėr t’u njohur me kėto probleme te vetvetes, pėr t’i elaboruar, integruar, pėr t’u distancuar nga kėto, nė perėndim, nė pėrgjithėsi, psikologu, pėr ta ushtruar profesionin e njė psikoterapeuti ndėrmer vet njė psikoterapi tek njė tjetėr psikoterapeut.
Pėr shembull, ėshtė vėshtirė t’i ndihmosh njė pacienti kur konfliktet e tij originare (konflikte qė rrjedhin nga fėmijėria shumė e hershme… ) i bėjnė eko tek psikologu, dhe si pasoj, kur psikologu pėrgjigjet nė funksion tė konflikteve tė tija puro. Njė relacion i tillė (pacient-psikolog) nė psikologji quhet transfer (pėr pacientin) dhe kundėrtransfer (pėr psikologun). Si rrjedhojė psikoterapia ka tė gjitha mundėsitė tė dėshtoj...Mendoj dhe shpresoj se me kohė evoluimi e bėnė tė vetėn.
Sa i pėrket mėnyrės sė dytė: tė gjithė i njohim rrethanat e popullit shqiptar. Patjetėr se luftėrat, okupimet e parreshtura kanė lėnė gjurmėt e veta por mendoj se populli jonė ka edhe shumė virtyte, fisnikėri. Pastaj, gjendemi nė njė kryqėzate kulturash.
Janė mediat e huaja qė ndikojnė, ashtu si dhe nė Kosovė kanė ardhė shumė tė huaj tė nacionaliteteve tė ndryshme dhe kam pėrshtypjen (ka mundėsi tė gaboj sepse nuk kam qenė shumė nė Kosovė pėr tė vėzhguar nė njė masė mė tė madhe) se kjo po lė gjurmė tek disa njerėz nė formimin dhe konsolidimin e identitetit ashtu si dhe po ngjallė konflikte nė mes identitetit personal dhe atij shoqėror. Kjo dukuri vėrehet edhe tek disa qė vijnė nė shtetet perėndimore.
Para tre vitesh kreva njė specializim mbi prekaritetin dhe multikulturalitetin. Pėr marrjen e diplomės bėra njė punim me titullin “vuajtja psiqike me origjinė sociale dhe identiteti”. Nė kėtė punim vura nė pah probleme ku disa specialist (psikologė, filozof, antropolog, sociolog) alarmojnė pėr disa dukuri shkatėrruese nė kulturėn perėndimore (flas kryesisht pėr Francėn dhe Belgjikėn).
Njė nga kėto dukuri ėshtė mbyllja e njerėzve nė vetvete. Relacionet shoqėrore janė aq tė zbehta dhe kjo lė gjurmė tek individi ngaqė njeriu ėshtė njė qenje thellėsisht shoqėrore...
Me kėtė dua tė themė tė mundohemi t’i ruajmė disa virtyte siē ėshtė pėr shembull solidariteti, etj.
Pėr ta shprehur mendimin tim mė tė plotė ėshtė e pamundur qė ta them pėrmes kėsaj interviste...

Thuhet se ju keni ndihmuar tė shoqen e Bardhosh Gėrvallės. A mund tė na thoni diēka?
Po ėshtė e vėrtetė por shkuarja ime nė Kosovė pėr kėtė qėllim ishte marrėveshje nė mes meje dhe familjes Gėrvalla. Personalisht, kėtė e bėra pėr Jusufin dhe Bardhoshin tė cilėt u vranė pėr njė qėllim tė pėrgjithshėm. Nėse nuk gaboj, ishte rreth viteve 85-86.
Kishin provuar ta nxjerrnin Tushėn disa herė por kishte dėshtuar dhe kishte pėrfunduar me pasoja tė rėnda. Rrjedhoja fatale ishte vdekja e Male Balės (nėse nuk e gaboj mbiemrin).
Unė u prononcova vet pėr ta marrė pėrsipėr kėtė detyrė. E kisha pėrgatitur dhe stėrholluar mirė nė kokėn time si tė veproj dhe kisha njė bindje shumė tė thellė se plani im do kishte sukses. Por duhet ta potencoj mirė se nxjerrja e Tushe Gėrvallės nuk ishte vetėm meritė e imja por realizimi i kėsaj ishte edhe punė e shumė njerėzve tė tjerė nė Kosovė. Si pikė e parė ishte strehimi im nė shtėpi nga trimėresha Ajshe Blaka bashkė me djemtė e saj.
Ishte ndihma e djemve tė saj Musas dhe Tahirit, nipeshės sė saj Negihanės, mirėpritja e patriotes, shoqes sė Musas, ndihma e shokut tė Musas, Sehit Shala (i biri i Sylė Shalės, ish i burgosur politik i njohur), ndihma e vėllait tim Mithatit, motrės sime Myzaqetit, nipeshės sime Vlorės. Kėto dy tė fundit mė furnizuan me pasaportat e tyre pėr mua dhe pėr Tushen.
Edhe pse duket evidente, megjithatė mendoj se duhet potencuar gjithashtu ndihmėn e nėnės sė Jusuf Gėrvallės ashtu si dhe djalit tė Hysen Gėrvallės. Secili nė njė mėnyrė apo tjetėr mė ndihmuan nė realizimin e kėsaj detyre.

Si ishte jeta e juaj nė Pejė ? Aktiviteti juaj nė vendlindje ?
Kam pėrshtypjen se e keni fjalėn pėr aktivitete patriotike. Nuk e di nėse ka kuptim tė flas pėr aktivitetet e mia kur e dimė se populli jonė ka nxjerrė njerėz aq tė mėdhenj nė fushėn patriotike. Mund tė them mė shumė se vullneti dhe mendimi ndaj atdheut ishte i mirė dhe i dlirė dhe nė kėtė kontekst shkurtimisht kėtė mund ta pėrfshij me disa fjalė: Isha e brumosur nė njė frymė patriotike si nga ana e babait ashtu dhe nga ajo e nėnės sime : cungimi, i tė drejtave tė popullit shqiptar, ndarja e dhunshme nga shteti amė (Shqipėria), etj, ishin biseda tė pėrditshme tė babait tim. Qysh fėmij, kishte ēaste ku vuaja dhe qaja duke formuar skena nė imagjinatėn time tė bazuara nga ato rrėfime tė babait tim, do tė thotė vuajtjen e shqiptarve nga okupuesit. Nė moshėn 9-10 vjeēare e shkrova njė poezi ku bėra njė lloj thirrje pėr ngritje, pėr ēlirim.
Kėtė poezi e dėrgova pėr botim, nėse nuk gabohem, nė Zėrin e Rinisė. Pas njė kohė e morra njė pėrgjigje nga redaksia ku thuhej : « jo, jo, nuk shkruhet kėshtu pėr atėdhenė ». shpjegimet e redaksisė ishin se ne gėzonim lirinė dhe mė inkurajuan qė tė vazhdoja tė shkruaja. U ndjeva e thyer shpirtėrisht qė poezia ime nuk u botua dhe nuk shkrova mė. ...
Pas manifestimeve tė vitit 1981 ishte krejtėsisht e natyrshme pėr mua qė tė kėrkoja qė tė inkuadrohem nė njė lėvizje aktiviteti pėr pėrkrahjen e kėrkesave tė popullit tim. Nė pėrgjithėsi, tek njė i ri aspekti emocional ėshtė mė i ekzacerbuar, kėshtu qė edhe unė pėrjetoja njė periode revolte, dhembje tė madhe. Dhe kjo gjėndje shpirtėrore fatkeqėsisht ishte shumė e dukshme, transparente e cila mė ka penguar pėr njė aktivitet mė cilėsor. Si rrjedhojė rashė shumė shpejt nė sy tė armikut. Them armikut por armiku i parė dhe kryesor ishin ata qė flisnin shqip e qė punonin pėr armikun. Kėshtu filluan tė mė thėrrasin (konvokonin) nė polici. Pas konvokimit tė tetė e ndjeva se kėto konvokime nuk ishin gati tė pėrfundonin dhe se kjo ishte vetėm nisja. ...

Pse erdhėt kėtu ?
Kontributi im shumė i vogėl nuk justifikonte rrjedhojat: pasi qė familja e ime ishte nė shėnjestėr qysh moti nuk doja qė ta pėsonte. Vendosa tė dilja nė perėndim gjė qė gjithėmonė e kisha kundėrshtuar.
Kur i shija njerėzit qė kėrkonin tė dilnin nė perėndim pėr shkaqe ekonomike mė revoltonte pa masė. Nuk pushoja sė thėni “si lihet atdheu pėr para?”. Dhe ja se dola edhe unė, edhe pse pėr shkaqe tjera.

Si u gjindėt kėtu? A mund tė na thuani diēka pėr aktivitetet tuaja nė Bruksel?
Kohėt ishin tė vėshtira: mė shumė ishim ne “bardh e zi”. Megjithatė, jam munduar tė kontribuoj si nė fushėn kulturore ashtu dhe nė atė patriotike... ashtu si dhe tė tjerėt bashkatdhetarė.

A keni qenė ndonjėherė tjetėr nė Kosovė pėr qėllime mė tė pėrgjithshme?
Kam qenė njėherė nė Slloveni. Nė vitin 1989, me rrėnimin e autonomisė sė Kosovės, kur pati shumė tė plagusur nė Kosovė, unė me bashkatdhetarin Musa Blaka i cili erdhi nė Belgjikė tek vėllai i tij Milaimi shkuam gjer nė Slloveni dhe dėrguam barėra pėr tė plagosurit nė Kosovė ku pėrgjegjėsinė e kishte Emrush Ceku. Motra e Avniut, Atije Istrefi-Blaka mė furnizoj me pasaportėn e saj pėr shkuarje nė Slloveni. Njėkohėsisht, nė kthim, e shoqėrova nė Belgjikė bashatdhetarin Avni Istrefi i cili ishte plagosur nė protestat kundėr heqjes sė tė kėtyre tė drejtave, dhe gjendej i shtrirė nė njė spital tė Sllovenisė. Spitali i mbante mė shumė nė ilegalitet por nė ēdo ēast rrezikohej qė Serbia t’i zbulonte. ..
Ndoshta nuk e teproj ta vej theksin tek Avni Istrefi. Ky ishte djalė i vetėm dhe aty ku ishte thirrja pėr Kosovė ishte patjetėr prezent. Kur filloj lufta nė Kosovė ai ishte nė Gjermani ku kishte bėrė kėrkesėn pėr strehim me familjen e tij. Por, sapo filloj lufta, la nėnėn, tė shoqen dhe fėmijėt dhe shkoi nė luftė...Tani jeton nė Kosovė me familje.

Na thoni a ka aktivitete tė shqiptarėve nė Bruksel ?
Me siguri por qė nga mbarrimi i luftės nuk mirrem mė me aktivitete dhe jam shkėputur shumė nga aktualiteti andaj dhe, nė kėtė fushė, nuk mund tė ju them diēka ma konkrete.

Keni diplomuar si asistente nė psikologji dhe temėn e diplomės e keni zgjedhur mbi traumatizmat e luftės nė Kosovė. A keni mundėsi tė na thoni diēka pėr kėtė?
Ishte njė mundėsi e imja qė tė flas dhe tė vė nė pah tragjeditė e popullit tonė para profesorėve ku studjoja. Tema e diplomės pati mjaft sukses kėshtu qė shumė psikologė ma kėrkuan njė kopje qė ta lexojnė.

Tani me se po mereni?
Vazhdoj studimet pėr master gjithashtu nė psikologji.
Si ta kuptoj kėtė angazhim tė studimeve nė kėtė moshė?
Nuk kisha tė drejtė studimi ngaqė statuti i refugjatit (qoftė ndonjė statut tjetėr) nuk m’u akordua pėrgjatė 20 viteve nė Belgjikė. Isha plotėsisht ilegale...

A keni ndonjė ide pėrse ndodhi kjo?
Tani pėr tani nuk dua tė prononcohem por mendoj se njė ditė e vėrteta do dalė nė sipėrfaqe...

Nė vitin 1999 keni botuar librin me poezi “Rrjedh gjak Ilirie”. A mund tė na thuani diēka mbi kėtė libėr dhe a ėshtė nė perspektiven tuaj vazhdimi i botimit nė kėtė fushė?
Mendoj se ai libėr i pėrket njė kohe tė veēantė. Pėrmes atyre poezive lexohet qartė gjendja ime shpirtėrore.
Kaloja ēaste tė vėshtira nė shumė fusha. Pastaj, ishte lufta nė Kosovė dhe tė gjitha kėto rrethana mė patėn shpėnė shumė nė regresion. Nė atė libėr, mendoj se ka poezi tė bukura por ka edhe poezi naive ...
Pėr tė ardhmen me siguri se qėllimi im ėshtė tė vazhdoj me poezinė. Nė fakt, kam shumė qėllime si nė fushėn e psikologisė ashtu dhe tė poezisė, ndoshta edhe nė prozė por ēdo gjė mundohem ta bėj mė rradhė. Tani pėr tani i kam studimet ashtu si dhe mundohem t’i plotėsoj shumė zbraztira qė mė la gjendja ime ilegale nė Belgjikė pėr 20 vjet...

Ēka mendoni pėr tė ardhmen e juaj ?
Tė kontribuoj nė fushėn e psikologjisė.

A keni ndonjė plan tė afėrt nė angazhimin tuaj?
Mendoj se e keni fjalėn pėr njė angazhim nė fushėn e psikologjisė. Kisha dėshiruar shumė tė kontribuoj nė Kosovė dhe mendoj se Kosova ka shumė nevojė nė kėtė fushė por sa jipet mundėsia tė kontribuohet ėshtė diēka tjetėr...

Si e mendoni tė ardhmen nė Kosovė?
Shumė, shumė punė...

0 KOMENTE
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili