News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
05/02/2006
MJAFT! London Club mbledh studentet shqiptare ne Londer

Autori: Nga: Muhamed VELIU


Me iniciativėn e MJAFT! London Club, dhe ambasadorit tė republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar Z Kastriot Robo, u organizua njė mbrėmje e veēantė pėr tė nderuar dhe respektuar studentėt shqiptarė, qė studjojnė nė universitetet e Britanisė sė Madhe.

Themeluesit e Mjaft London Club sebashku me Ambasadorin Robo.
Kjo ishte njė iniciativė pėr tu pėrshėndetur , pasi pėr herė tė parė, njė organizatė kaq e njohur e shoqėrisė civile del krahas pėrfaqesuesve tė lartė tė shtetit pėr tė inkurajuar studentėt shqiptarė nė Britani, trurin e ri tė vėndit, qė po shkollohet jashtė Shqipėrisė. Tė pranishėm ishin studentė nga Shqiperia, Kosova dhe nga Maqedonia.

“Ambasada Shqiptare nė kėtė rast mbėshteti njė nga pikat kryesore te qellimit tė klubit londinez tė Lėvizjes MJAFT, atė tė pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė Britaninė e Madhe” shprehet pėr AlbanianMail koordinatori i klubit londinez tė Lėvizjes MJAFT Ralf Gjoni. Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse ambasadori Kastriot Robo u shpreh se “takimet me komunitetin shqiptarė nė Mbretėrinė e Bashkuar janė kėnaqėsi mjaft e madhe, por trakimet dhe veprimtaritė mė tė rinjtė studentė nė mėnyrė tė veēantė pėrveē kėnaqėsisė tė mbushin me krenari, kur shikojmė qė numri i studentėve shqiptarė qė studiojnė nė kolegjet, universitet britanike ėshtė rritur ndjeshėm nga viti nė vit”. Robo mė tej nė fjalėn e tij ka theksuar se “tė studiosh nė Britaninė e Madhe ėshtė privilegj, dhe njė sfidė nė tė njėjtėn kohė. “Ėshtė privilegj pasi juve keni arritur qė tė futeni dhe tė ndiqni studimet nė njė vėnd ku niveli dhe cilėsia e dijes dhe e shkencės ėshtė nė majat mė tė larta nė rang botėror, tė studioni nė njė sistem arsimor ku mjaft tė rinj jo vetėm nga Shqipėria, por edhe nga e gjithė bota e kanė pėr zili dhe ėndėrr pėr tė ardhur dhe studiuar” ėshtė shprehur Robo.

Ndėrsa Ela Hoxha bashkė themeluese e kėtij klubi tha se “ Natyra e kėtij aktiviteti tė inicuar nga lėvizja MJAFT! tregoi qė ajo nuk ėshtė thjesht nje organizatė opozitare, por qė ajo lufton fort pėr promovimin e ndėrtimit te koalicioneve dhe aleancave qe rrisin impaktin e politikės” Orsida Gjebrea e cila mbulon mardhėnjet me publikun nė klubit londinez tė Lėvizjes MJAFT mendon se ėshtė e domosdorshme njė bashkėpunim me shoqatat e tjera studentore nė Britaninė e Madhe. “ MJAFT! London Club kėrkon qė tė bashkepunojė me tė gjitha organizatat (ASA, LSE Alb Society, Zgjimi Studentor nė Oksfordi, Rrjeti akademik, etj...) dhe me vetė autoritetet diplomatike pėr tė pėrmiresuar imazhin e shqiptareve nė Britani. “MJAFT! London Club ndjehet tepėr i kėnaqur me gadishmėrinė dhe mbeshtetjen e Ambasadorit Kastriot Robo dhe punonjesve tė tjerė tė Ambasadės Shqiptare nė Londėr pėr ndihmėn e dhėnė nė organizimin e kėsaj pritje me studentėt shqiptarė” ėshtė shprehur studenti Alban Bytyqi njėkohėsisht antarė i bordit tė “MJAFT! London Club” Mė tej Bytyqi u shpreh se “ Ne nuk duam tė shprehim preferenca partiake sepse pėrfaqesojmė shoqėrine civile, por jemi te gatshėm tė bashkėpunojmė me kėdo pėr t'i sherbyer mbarė shqiptarėve kudo qė tė jenė.
Nė kėtė aktivitet “MJAFT! London Club” gjeti mbėshtetje edhe nga pronari i Bar KOHA ne qendėr te Londrės, z. Fadil Maqedonsi qė ofroi ambjentet e tij falas pėr tė argėtuar studentėt e pranishėm nė pritjen e Ambasadės Shqiptare pas takimit zyrtar.

13 KOMENTE
06/02/2006 05:16 pm
enkeleid omi
Mbase une po i filloj gjithnje keto komente per Mjaft London Club, por desha te them se nuk eshte Mjaft qe do na ndryshoje imazhin tone ne Britani mbasi ne shoqatat Shqiptare qe perfaqesojme nje numer te konsideruar anetaresh nga komuniteti yne kemi nje imazh shume te mire ku kemi punuar shume ta shfaqim ne kete shoqeri ku jetojme. Mjaft ndoshta deshiron permiresimin e imazhit te ndonje individi te cilen une si anetare i Shoqates Skenderbeu nuk shoh ndonje optimizem te madh.
07/02/2006 03:50 am
Durrsaku
Pershendetje,
Bravo Eles, Orsides si dhe themeluesve te tjere te ketij grupi. Besoj se levizja MJAFT do te jete ne gjendje se shpejti te hartoj nje plan pune si dhe te bej nje kerkese per FONDE(nga qeveria Britanike) qe te mbeshtese punen ne komunitetin shqiptar.
Shume organizata ne Angli jane ne gjendje te kryejne punen e tyre vetem nepermjet Fondeve Shteterore(kete e di sepse punoj si mesues-edhe shkollat bejne kerkesa per FONDE).
Please get in touch if you need any advice.
Edhe njehere ju uroj pune te mbare dhe suksese.
LONDON
07/02/2006 05:53 am
nina nuka
Nese eshte e mundur te me ndihmoni qe ne nje menyre komunikimi te lidhem me kete organizate per te dhene dhe une ndihmen time ketu ne angli qe jam,sepse do deshiroja te bashkohesha me kete organizate sepse do doja te isha dhe une pjese e kesaj organizate jo qeveritare.
07/02/2006 05:50 pm
Mjaft_me_perralla
Ne rradhe te pare i deshiroj suksese organizates se re.
Ne te njejten kohe jam paksa skeptik kur shikoj se lakohet fjala Britani. Te pretendosh te nderrosh imazhin e shqiptareve ne Britani, ne rradhe te pare duhet ditur se cili eshte ai imazh qe ju i referoheni. Dhe ku bazoheni qe ku perceptim eshte korrekt?

Kur behet fjala per shqiptaret ne Britani, me duket se ju nenkuptoni veteveten ne Londer... Po akoma se keni kuptuar se ju nuk keni asnje ide se cfare behet jashte londre.

Shqiptaret nuk kane nevoje per organizata te reja por per njerez qe jane te sinqerte te punojne falas sic u kerkohet te gjithe bordeve drejtuese te organizatave humanitare ne Britani.

Ju lutem bejuni realiste ne planet tuaja qe te kene sukses.

suksese


Birmingham
09/02/2006 05:25 am
Espiritus
Mjafti ketu eshte hapur si organizare nga vullnetare te cilet nuk paguhen ne vlere monetare per aktivitet qe organizojne sepse nuk eshte kjo ideja per hapjen e e klubit. Jam dakort qe termi imazh eshte paksa i gjere, por thelbesore mbetet fakti qe Majfti ketu ka per qellim te perfaqesoje gjithcka eshte positive per shqiptaret tek publiku i interesuar ketu. Perpjekjet per te arritur kete objektiv do nderrmeren ne kuader seminaresh mbi tema te ndryshme qe jane me rendesi per shqiptaret ne diaspore apo dhe ne shqiperi. Para nje muaji Mjaft organizoi tek LSE nje seminar mbi te drejten per vetevendosje te Kosoves psh, ku ishte spiker Albin Kurti. Kishte pjesemarres nga shume kuadre te huaj, por edhe punonjes te Foreign Office. Mbremja me studentet ishte nje iniciative e po ketij zhaneri. Ndaj do ishte mjaft mire nese iniciativa te tilla qe i perkasin thelbit shqiptaresk te pershendeten pozitivisht, edhe pse ne si natyre skepticizmi na vjen per me kollaj.
17/02/2006 03:33 pm
Mjaft_me_justifikime
Kam kenaqesine te shikoj aq vajza dhe djem te bukur ne fotografite qe keni vendosur. Besoj se me kete keni keni permbushur nje nga synimet tuaja: te pasqyroni cdo gje te bukur shqiptare. Nga fotografia dua tu them se qenkeni per tu bere marshallah.

Pika tjeter qe do mendoja qe ju si studenta te ndermerni eshte te ndihmoni Ambasaden qe te ndryshoje imazhin e saj. Besoj se ndryshimi fillon nga koka..
P.sh Ambasada ka nje faqe interneti qe eshte bere sikur ti kishte rene zverci. Kam respekt per ambasadorin dhe koleget e tij por ja qe ato foto kaq te bukura a nuk do ishte e mira ti paraqiste me dinjitet ne websitin zyrtar te ambasades ? Kjo do te ishte nje nisme specifike per ti ndryshuar imazhin institucionit shqiptar me te cilin ne presantohemi ne kete shtet...

Vazhdon...
17/02/2006 03:51 pm
Mjaft_me_justifikime
Cfare na mungon ne si komb te paraqitemi me dinjitet. Sa nga keta nismetare te Mjaft - specialiste ne IT, jane me se te gatshem te ndihmojne ne kete drejtim, me qindra.. Po pse Ambasada ngurron atehere. Une do te thoja qe eshte koha per ndryshim.. Koha per te vrapuar dhe per te ecur me kerkesat e sotme. Ne meritojme me shume.

Mos valle nje foto me ambasaden oportuniste me ambasaden e ndryshon imazhin e shqiptareve? sma merr mendja..

Merni shembull tek faqja e internetit te ambasades Britanike ne Tirane..

Prandaj Mjaft nese doni te beni nje dicka te mire per shqiptaret ne rradhe te pare mundohuni te ndryshoni imazhin e faqes se ambasades ne Londer, kjo do te ishte nje fillim i mbare.

Shpresoj qe te me keni mirekuptuar pasi te japesh nje mendim eshte detyra e cdo shqiptari pastaj sa do ta merrni parasysh kjo varet nga serioziteti i misionit tuaj..humanitar dhe jo-politik.

Ju uroj sukses!
11/04/2006 12:24 pm
Lumiani
une jam student ne UK, ne nje universitet te londres ku ka dhe shqipetare te tjere, por hera e pare qe po degjoj per nje gje te tille.

me ben te pyes - " a thua valle anantaret e kesaj shoqate jane te zgjedhur nga dikush?"

dhe nqs ka shoqata te tjera per studentet shqipetare, a kemi nevoj dhe per nje tjeter?

ndoshta / pak sa qesharake?
12/06/2007 07:29 am
Shqipe Shqiptari
A do behet ndonje mbremje tjeter ne Londer?

E-mail me if so.
15/06/2007 05:41 am
Leoni
Shqipe,
Mbase je vonuar pak, ka ka luar nje vit qiko...
28/06/2009 05:04 am
av
eshte ky nje vend ku te ghithe ne mund te sulmojm njeri tjetring apo to ndihmojme njeri tjetrin dhe te paraqesim nje indetet te for bujar e te qe meriton me shume qe i japin.

keni fjetur ne gjume qe ne 2007 deri tani

Cfare po behet dhe parashikohet me juve
Po qe se mund tju ndihmoj me contaktoni ne email pecakua@msn.com
24/11/2009 06:44 am
a l
keta te mjaftit jan si grupet guerile(jo ilegale)cfar pune do bejn ne Londer.Pak me pare bene G99 pak me vone P101. Turpi juaj( mbuloi turpi turpin ).
04/12/2009 06:07 pm
suzana
pra keta qenkan studentet shqiptare nje dore (sigurisht e zgjedhur me kujdes besoj nga nje dore e ngrohte) bashkohem me mendimine e disa parafolesve, kjo organizate stinks ku jane te tjeret? nese kjo organizate do ish vertete e interesuar per te mbeledhur studentete ne uk do bente shpallje ne cdo unversitet dhe kjo eshte fare e lehte apo nese kjo do ti kushtonte do te perdort kete gazete dhe besoj te gjithe do te njoftoheshin! keta jane ata qe vine ketu me ndonje vize e gjasme bejne ndonje shkolle 2 mujore e shpresojne te vjelin fonde sic bejne eterit e tyre ne shqiperi! turp
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili