News Portal for the Albanian Community of United Kingdom
TREGUESI
RUBRIKA
FORUM
SHPALLJE
GALERI
CHAT
KONTAKT
 
Print | Shpreh Mendimin
03/03/2008
Vajzat e suksesshme irritojnė meshkujt

Autori:

Mirėdita redaksia e Albanian Mail.
Gjatė shumė kohėve kėtu nė Mbretėrinė e Bashkuar mė ka qėlluar tė takoj me dhjetėra djem e vajza tė moshave dhe niveleve arsimore tė ndryshėm. Po shkruaj pėr tė treguar njė fenomen i cili takohet shpesh nė komunitetin tonė.
Siē mund ta keni konstatuar edhe ju gjatė punės tuaj, vajzat shqiptare kanė ecur mė shumė se meshkujt si nė arsim ashtu edhe nė postet apo profesionet qė ato kanė. E ēuditshmja ėshtė se meshkujt shqiptarė shumė shpesh nuk jane rehat nė shoqėrinė e kėtyre vajzave dhe i akuzojnė ato pėr vajza “qė shitkan mend dhe mbahen me tė madhe”, apo vajza “qė nuk mund tė merren nė konsideratė pėr tė nderuar familje”. Kėto shprehje i kam dėgjuar nga mikeshat e mia tė cilat kanė pasur momente tė vėshtira me partnerėt e tyre mbasi kanė kaluar ndonjė mbrėmje me shoqėrinė e vajzės. Me sa kam kuptuar gjatė kėtyre mbrėmjeve ku shoqja ime ka qenė me partnerin ne fjalė janė bėrė biseda apo janė hapur tema tė cilat kėrkojnė njė farė kulture dhe ajo ėshtė ndjerė shumė keq kur partneri i saj ka thėnė opinione tė cilat ishin tė pavenda. Kuptohet qė mbas mbrėmjes ajo ėshtė munduar mė shumė durim t’ia bėjė tė qartė qė ai nuk duhej tė shprehej nė atė mėnyrė dhe kjo e ka bėrė partnerin e saj tė shpėrthejė duke e akuzuar pėr femėr e cila do t’i kontrollojė opinionet qė shpreh. Kėto momente kanė qenė tė shpeshta mes ēiftit dhe ajo ka arritur deri atje sa tė mos i kėrkojė mė partnerit tė saj qė ta shoqėrojė nėpėr festa apo evenimente tė ndryshme dhe kjo lloj sjellje ka bėrė ftohjen e tyre.
Njė rast tjetėr qė mė duket e rėndėsishme pėr ta treguar ėshtė edhe rasti kur meshkujt ndihen mirė afėr njė vajze e cila ėshtė profesioniste dhe qė i bėhet krah atij gjatė ditėve, javėve apo viteve. Nė momentet kur midis ēiftit vendoset qė tė finalizohet lidhja djali tėrhiqet, pasi familja e tij nė Shqipėri nuk e pėlqen njė vajzė e cila ka jetuar me vite larg prindėrve tė saj, pas nuk pėrputhet me kriteret e “vajzės pėr shtėpi” dhe reagimi i prindėrve tė djalit ėshtė i tipit “ēfarė familje paska ajo qė e ka lėnė vetėm nė Angli?” apo “ku e di ti se ēfarė ka bėrė ajo nė Angli gjatė viteve qė nuk ka qėnė me ty?”. Mjafton kaq dhe djali fillon e spėrdridhet me justifikimin qė nuk mund t’ua thyej zemrėn atyre tė shtėpisė, pas prindėrit i ka nė moshė tė thyer dhe nuk mund t’ua shpjegojė situatėn. Sa fėmijė duhet tė jetė njė mashkull qė tė mos arrij t’i bėjė ballė njė situate tė tillė dhe tė jetė i paaftė pėr tė marrė vendime pėr veten?

Nga rastet mė lart (ka edhe shumė tė tjera) nuk ėshtė e vėshtirė tė arrihet nė konkluzionin qė meshkujt (nė kėtė rast flas pėr meshkujt e komunitetit tonė) gjenden nė njė pozicion tė vėshtirė pėrballė femrave tė tilla. Arsyeja? Mendoj qė ata ndihen inferiorė dhe nuk arrijnė tė ecin me tė njėjtin hap me partneret e tyre dhe preferojnė mė mirė tė reagojnė duke shpėrthyer apo duke ndėrprerė njė relacion i cili u ka marrė vite dhe mund pėr t’u krijuar. A e shikoni tė mundur qė t’i shkundni kėta meshkuj dhe t’u shpjegoni qė kohėt kanė ndryshuar dhe qė ato vajza kanė derdhur djersė e mund pėr t’u bėrė tė zonjat nė punėt dhe profesionet e tyre?

Blerina
h.blerina@yahoo.com


PERGJIGJE NGA REDAKSIA

E dashur
Blerina,
Tė falėnderojmė pėr faktin qė ke shkruar nė redaksinė tonė pėr njė problem i tillė i cili nuk ėshtė trajtuar mė parė nga lexuesit. Me sa kuptoj kėto lloj situatash i kanė vėnė mikeshat e tua nė prova shumė tė rėnda.
Nė lidhje me faktin qė meshkujt nuk janė tė qetė pėrpara femrave me arsim dhe kulturė mė tė lartė se ata, mendoj qė ky rast ėshtė shumė i zakonshėm jo vetėm mė meshkujt e komunitetit tonė, por nė tė gjithė botėn. Nuk mund ta themi me siguri nėse femrat shqiptare kanė ecur apo jo mė shumė se meshkujt shqiptarė, pasi pėr kėtė konkluzion duhet tė bėhen studime dhe konkluzioni duhet tė jetė i bazuar nė fakte. Sikurse edhe ju, mendoj qė ka ēifte tė cilat kanė njė disnivel kulturor dhe herėt apo vonė kjo gjė do tė reflektohet, por kėta njerėz duhet ta dinė njė gjė tė tillė qė nė momentin qė krijojnė lidhje dhe nė rast se nuk e pranojnė njėri tjetrin pėr atė qė janė atėherė ėshtė mė se e zakonshme qė ata tė gjenden nė situata tė tilla. Kij parasysh qė kėto situata nuk krijohen brenda natės, ato kanė ekzistuar gjithnjė midis kėtij ēifti, vetėm se mikesha jote i ka injoruar pėr njė kohė tė gjatė dhe tani ėshtė duke parė pasojat.
Nė lidhje me rastin e dytė, ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq, pasi mendohet qė brezi i ri duhet tė shikojė mė larg se ē’mund tė shohė prindi i cili ėshtė rritur nė njė vend qė ėshtė mė pak se gjysma e Londrės. Tė jesh mashkull nuk do tė thotė qė automatikisht je edhe njeri qė merr vendime, ka meshkuj qė janė frikacakė dhe tė paaftė pėr tė vendosur se ēfarė duan nė jetėn e tyre. Njerėzit e formojnė karakterin deri nė moshėn 18 vjeē dhe mbas kėsaj moshe ata thjeshtė pėrforcojnė cilėsitė dhe tiparet qė kanė pėrfituar mė parė. Me kėtė dua tė them qė nuk mendoj se mund tė ketė ndonjė mėnyrė pėr t’i shkundur meshkujt qė ju pėrmendni nė letrėn tuaj. Pėr njė gjė jam e sigurt, qė megjithėse kėto vajza qė ju i keni marrė si shembuj nuk vlerėsohen si duhet nga partnerėt e tyre, ato janė shumė tė vlerėsuara nga ambienti dhe shoqėria ku ato jetojnė dhe kjo gjė duhet t’i bėjė ato krenare pėr veten dhe tė jenė tė sigurta qė mikeshat e tyre apo miqtė e tyre janė krenare pėr ‘to (ashtu siē je edhe ti).

Po ftoj lexuesit tė shprehin opinionet e tyre.

22 KOMENTE
03/03/2008 12:20 pm
Erion
Is there any scientific research based on the qoute " Njerzit e formojne karakterin deri ne moshen 18 vjec" ? i thought it was alot younger then that, but then again what do i know i am an albanian man and uneducated and without culture
07/03/2008 09:00 am
MetKastrati
A nuk do te shtoje dicka tjeter ?
Si psh perse vajzat shqiptare irritohen kur shoqerohen me te huaj dhe prezantohen me shqiptare. Une kam patur shancin qe te njohe shume vajza shqiptare qe jetojne ketu, por aq te cuditshme qe jane aq misterioze jane keto goca ne jeten e tyre, kam patur rastin qe te njohe edhe nga ato vajza qe me te huajt si psh me Italiane/Francez/Anglez jan ose aktrojne si te cmendura per party edhe me shume, por sa prezantohesh ehee behen si goca mami dhe duan te ikin sa me shpejte nga syte e kembet vetem e vetem pse je shqiptare.
08/03/2008 04:40 pm
Erion
Kisha, Vajza si Blerina me shoqe jan te mendimit sepse kan mar nje mickey mouse degree or flirted/f****** their way to some office job are better and of a higher intellect then their partner who does a menial job. Me te shumtat e vajzave shqiptare qe kam takuar ne londer edhe dola me njeren per 2 vjet, jan arrogante, mendjemadhe, materialiste, edhe me shume pretendime. And they got the cheek to complain i think they should consider themselves lucky qe some of still entertain the notion of finding a good as i know lots of my friends have long given up.
09/03/2008 01:12 pm
DURRSAKU
BLERINA ME VJEN KEQ QE MENDON KESHTU PER MESHKUJT SHQIPTARE. NE NUK IRRITOHEMI NGA FAKTI QE VAJZA BEHET E SUKSESSHME,POR NGA FAKTI QE E MANI SHUM VETEN.VAJZAT SHQIPTARE QE KAM PARE JU PELQEN TE DALIN ME XHAMAJKAN,SHESIN MEN SIKUR KAN CLIRO LONDREN,ARROGANTE. MBASE SESHTE MIRE TO GENERALISE,POR AMA FAKTI MBETET QE UN SKAM TAKU NJE VAJZE TE SUKSESSHME DHE TE THJESHTE NE TE NJEJTEN KOHE.
GOOD LUCK.
12/03/2008 02:26 pm
Lin
Per te gjithe djemte qe u pergjigjen: Djem, vetem nga pergjigjet tuaja e kuptoj shume qarte irritimin. Ju JENI TE IRRITUAR SE NUK JENI NE LARTESINE E DUHUR. Pastaj e kuptoni, s'keni c'te beni dhe ofendoni. Por mbani mend se ka vajza mendjemadhe si thoni ju, por ka dhe vajza shume te mira qe punen ne office e kane marre me zotesi, keshtu qe kujdes me fjalet. Erion te keshilloj qe te shkosh ne kurs sepse you don't know how to spell. :-) Blerina, jam shume dakort me ty. Burrat shqiptare duan te jene ata te "fortet" dhe gruaja per ta eshte nje sherbyese ose me keq akoma nje lecke. Nuk e pranojne dot qe ka gra me te zonja se ata.Ish burri (shqiptar) nuk me vlersoi dhe pas disa vitesh i vura shqelmin. Kini kujdes meshkuj shqipetare, nese doni te beni nje jete normale, po nuk e vleresove dhe trajtove partneren tende me dinjitet, ajo te le se burra ka plot.
12/03/2008 07:57 pm
Alban Bytyqi
Ne saje te asaj care eshte diskutuar kam deshire te shpreh nje mendim urte e bute. Jam dakord se ka probleme mes gjinive shqiptare; por opinionet nuk e zgjidhin kete problem.
Edhe ne diskutimet e mesipermet, nese mund t'i quajme ashtu, duket qarte tendenca per te mundur argumentin qofte edhe me force. Nderkohe, mendoj se problemet nuk zgjidhet me pa menduar. Aty ku mbizoteron sundimi, autoriteti, emocionet folklorike, jo vetem qe komunikim eshte i pamundshem por bisede nuk ka; rrjedhimisht nuk ka as mendim
Une personalisht jam nje person me fat qe kam njohur nje vajze shqiptare qe ne cdo moment me ben te ndjehem i vleresuar, lumturuar dhe i dashuruar dhe ne baze te asaj cfare une ndjej, besoj se edhe vajza ndjehet po aq e lumtur me mua. 2 b continued...
12/03/2008 08:01 pm
Alban Bytyqi
continued form above:- Ne duhet te jemi te qarte per nje gje; mendoj se eshte pak e rendesishme nese personi eshte shqiptare apo jo; besoj se ka te beje me shum me kombinueshmerine midis dy personave. Gjithashtu, besoj se ka shum te beje sjellja individuale dhe rrethanat dhe ndikimet individuale; eshte e kote te thuhet se te gjith djemte apo vajzat e nje trungu, pra ne kete mes shqiptar, jane keshtu apo ashtu. Gjithashtu besoj se eshte shume e rendesishme qe njohja te bazohet ne discutim te hapur dhe te barabarte; pra djali te mos mendoje se po e shpeton vajzen nese e don, fejon apo marton ate. Rendesia nuk varet nga epersia e njeres apo tjetres gjini por nga marrdhenia mes te dyve. 2 b continued.....
12/03/2008 08:06 pm
Alban Bytyqi
Continued from above:- Jam i mendimit se zoteron nje fare angthi ne mentalitetit i personave qe nuk mendojne per vete; pra qe "informacionin" e marrin te gatshem dhe i japin pak mendim te tyr/er/in. Pra prinderit thone se kushte vajza apo djali dhe vajza apo djali nderpret marrdhenien sepse prinderit kane bere pyetjen.
S’pari pse duhet te jemi me dike; besoj, sepse duam te jemi me ate person dhe jo sepse ndjehemi vetem, se duam femije, se duam herbim; ky i fundit duhet te jete i barabarte dhe i ndersjellte, se duam te kete para dhe te mira materiale, se duam te kemi frike por sepse e duam ate njeri, prania e kesaj qenie njerezore te ben te njehesh mire; pra diskutimi, seksi e etj.
Ne kete shenim, kam gjithashtu deshire te perfundoj se jeta e shtratit nuk duhet te jete e njeaneshme; i.e. bana qefin dhe ja te flejme ku eshte kujdesia e tjetrit. Asgje nuk eshte e patheneshme sepse tek e fundit; fjalet jane per tu folur dhe seksi per tu bere.
13/03/2008 07:46 am
Ilir
Blerina dhe Lin ju lutem mos pergjithsoni.
Problemi qe ngrini ju vertet ekziston, por nuk eshte problem shqiptare, por edhe Anglez (meqe jetojme ne angli).Mendoj se percaktimi juaj per meshkujt shqiptare eshte i gabuar.
A nuk mendoni se ishte zgjedhja juaj personale te ndani nje lidhje dashurie me dike , e gabuar?
A nuk mendoni se do te ishte me mire qe here tjeter kur te vendosni te lidheni me dike ta vleresoni me mire per nga niveli i intelegjences dhe JO nga kombesia shqiptare apo angleze?
13/03/2008 10:27 am
Erion
Zemra, nuk po pretendoj qe jam perfect, por thnx qe lexove textin qe shkruajta me shume vemendje and only highlighted some typing errors. Lin i hope u not advocating that women who are having difficulties in their relationships should follow your example.
14/03/2008 12:38 pm
Lin
Ilir fatkeqesisht nuk qe zgjedhja ime personale lidhja me pesonin e gabuar. (me kupton besoj). Jam shume dakort me ty ne paragrafin e fundit. Tani e pesova dhe mesova. Gabimi nuk perseritet dy here. Erion, I would never suggest that other women follow my example, unless they have extreme difficulties in their relationships (like me). Mendoj qe me mire eshte te thuash lamtumire se sa te vuash gjithe jeten. Ju uroj te gjitheve te keni fat.
21/03/2008 02:07 pm
Toni-Uk
Well.I kam lexuar te gjitha komentet e tuaja dhe pothuaj te gjithe keni te drejte .Por problemi qendron se disa goca shqptare kuptohet nje pakice e vogel pothuaj ktu ne Londer qe njoh vete mos tja them dhe emrin se rrezik do jete ktu siper ne komente ..Dua te them qe meshkujt nuk irritohen nga kto goca por largohen qe ne fillim se kto vajza /goca ndihen me mire para nje djali shqiptar pa shkolle qe punon ne ndertim apo diku tjetrer .Une vete punoj ne office po nuk do te thote noje ndryshim te madh me punet e tjera .DMTH njoh goca qe kane dale me shume cuna per coffe apo njohje dhe nuk ka dale asnje me sukses PSE ? Se gocat e kane mare perpjekur shume ..God bless gocat shqiptare qe jetojen ktu ne londer ( Vetem ato qe jane single kuptohet)...:)
07/04/2008 01:27 pm
Altin
Un ku ta gjej qe nusja ime te eci perpara.
Ajo sapo nderroj vend pune ne te njejten fabrike ku punojme ne itali nje pun te specializuar(bejm elektromotora) per lavatrice etj.E nuk me irriton aspak,ketu ne itali vajzat shqiptare i dun me shum se ne meshkujt kjo svlen per mua.
Altin(origin shkodrane)
10/04/2008 11:50 am
Liberali
Suksesi i shume femrave shqiptare qendron tek minifundi, ose... me thoni kush femer shqiptare ka shkelqyer ????... per lakuriqesi.???..ne kete profesion nuk numrohen femrat e sukseshme ketu tek ne...
10/04/2008 11:55 am
Sabahu
Bravo Altin te pergezoje, pasi i ke vene objektiv vetes qe gruaja jote te beje kar riere. Suksese !
22/04/2008 06:32 am
katie
Nje teme teper interesante. Une do te thoja qe problematikat midis dy gjinive ekzistojne; dhe jo per faktin qe vajzat shqipetare kane ecur me shume por per vete fkatin qe menatliteti yne eshte akoma ne progresine e emancipimit. Une si person nuk mund te fajesoj djemte sepse it takes two to tango, if you get me. Problem shume jane dhe vajzat vete pasi kerkojne me shume se cduhet ndonjehere.Ne kuptimin qe mashkulli shqipetare eshte mashkulli shqipetare dhe prandaj Familjet jane me te forta ne baza, e paar. E dyta dhe meshkujt duhet te liberalizohen dhe jo te emndojne per cdo femer si nje njeri i perdalur...gje qe ndodh.
POR AMA KA SHUME NGA ATO MESHKUJ SHQIPTARE QE KERKOJNE ME SHUME PER PATNERET E TYRE. UNE KAM PATUR FATIN TA KEM PERKRAH NJE TE ATILLE PASI ME KA INKURAJUAR DH ENDIHMUAR PER TE MBARUAR STUDIMET DHE TE FILLOJ NJE PUNE TE MIRE.
22/04/2008 06:40 am
katie
continued from above: PO ashtu deshiroja te nenvizoja qe ne vete femrat shqipetare integrohemi me te drejtat qe kemi vetem ne rastin e modes dhe kush te udheheqi. Dhe kur ne mbarojme nje degree apo kemi nje pune te mire nuk shohim me ckemi poshet kembeve po duam te kapim majat/Patjeter qe nuk eshte aspak e gabuar te jesh ambicioze; por ndonjehere del me te veretete ai llafi qe sduhet te dale: 'e me se femra jane;mendjen vetem per leke e kane'. Keshtu qe duhet te shohim te metat tona qe te ndreqim partnerin.Dhe si mashkulli shqiptar mendoj se asnje mashkull tjeter nuk mund te na kuptoj si jemi gatuar.I leme jashte ato qe smbushin se nuk ka pyll pa derra.
22/04/2008 06:47 am
katie
tema shume interesante.Nje polemike qe i ka rrenjet nder shekuj e shekuj. POr sa ka fituar femra shqiptare nga demokracia dhe zbatimi i te drejatve te tyre?
Besoj se shume pasi shume femra shqipetare sot kane ambicien per te ecur para jo vetem ne shqiperi po kudo ne bote. PO a i irriton meshkujt shqip kjo gje?
Une mendoj qe disa po dhe disa jo,varet nga intellekti dhe menatliteti.Meshkujt tane nuk jane aq te keqinj sa i beni;dhe ense e mendoniveteen me te larte atehere zgjidhni dike ne nivelin tuaj dhe do shihni ndryshimin.
PO ashtu dhe disa nga ne duhet te ndryshoj qendrimin ndaj meshkujve tane sepse ka shume nejrez te mire atje jashte.
Gjithsesi nuk e perjshtoj idene qe ka dhe nga ato qe jane shume ofendues nfaj vajzave tona vetem per faktin qe dalin klubeve etj.Cdokush do marri ekperience ne keet jete. E meritojme.
22/04/2008 12:34 pm
Albani
Kur adoleshent lexoja Homerin, pjesa qė mė intrigonte mė shumė, ishte ajo kur Helena e Trojės u bė shkak pėr fillimin e njė lufte-legjendė…Tė njėjtėn femėr, veē me emra tė ndryshėm, e gjeta si personazh dhe nė shumė libra tė tjerė. Ndėrsa sot, atė ēfarė kam lexuar, po e shoh ēdo ditė…“Helenat e bukura kanė zėnė postet mė tė rėndėsishme nėpėr institucione shtetėrore, nė firmat private mė tė fuqishme, apo janė shndėrruar nė imazhe tė kompanive gjigande. Ikona bionde, brune, tė kuqe, me fije e kaēurrela, gjenden pas ēdo dere tė famshme. Nuk jam kundėr sė bukurės, pėrkundrazi, veē ajo ēfarė mė vjen nė mendje ėshtė pyetja: Thua qė kėto femra janė tė zgjuara, po aq sa edhe tė bukura?!... E vleresoj Katjan, pasi Ajo e kupton forcen e lirise, eshte e hapur dhe thote ate qe mendon...
23/04/2008 07:55 am
ALBANA
...Blerina, Katja...jane thjeshte vetvetja. Mos e merrni mundimin qe ti gjykoni...
27/04/2008 07:13 am
Paluca
Pse nuk shprehim te verteten si meshkuit ashtu the femrat! Ne pergjithesi ne meshkuit jemi akoma me ate mentalitetim e kohes se ballhutes (hershme).
Ju mund te merrni parasysh vetem keto shqiptar ketu ne Angli qe kan ra neper burgje, per perdorje dhune ndaj partnereve te tyre. Nje kundershtim i femres sapo i vogel (te arsyeshem apo jo) shmua nga ne pergjigjemi me kundershtim ose shuplak.
Edhe femrat nuk jan me aq mentalitet te lart sa mendojn se pse na kan ulur moralin si komb ne nje far menyre, por ajo kuptohe se esht nje pakic.
Thelbi kruesor i keti debati eshte se sijellja dhe respekti ndaj njeri tjetrit tregon prejardhijen e ti (saj) edhe kryesorja edukaten personale.
And yes Albanian girls are beautiful.
09/07/2010 08:33 pm
fani nga kosova
femnat shqipetare kur dalin jasht vendit as nuk shikohen me sy bile aq mendjen e madhe e kan ,tash edhe ne ks jan bo njet qashtu,une mendoj se shum femna studijojn jo qe jan te menqur qe ja do mesimin por mes me mbet ne shpi te burit e mi bo punet e shpis ose mi shiku femijet e vet qe i ka ber edhe sidomos prinderit e burit mes mi shiku,une medoj se shum femna shqiptare e kan ket mendje te prisht edhe njof shum femna qe ja bojn kt variant sepse ne ks ashtukeshtu fakultetet pi kryjn femnat ma leht se meshkujt mua vet me ka tregu 1 shoqe personalisht se si po shkojn punet ne fakultet jo gjitha fakultet por disa.
SHPREH MENDIMIN
Emri
E-mail
Mesazhi
Verifikimi
(Per mbrojtje kundra SPAM ju lutem shkruani dy fjalet ne figure)


Faqja kryesore | Forum | Shpallje | Galeri | Chat | Kontakt
Sherbimet e ofruara nga "AlbanianMail.co.uk" shoqerohen me disa rregulla. Nese ju vizitoni kete faqe pranoni se i keni lexuar - Kushtet e Perdorimit
Te gjitha te drejtat e rezervuara AlbanianMail.co.uk © 2003. Kjo faqe u krijua dhe mirembahet nga Kleant Halili