|
23/06/2006
"Bota Sot" drejt ndėshkimit nė gjykatėn londineze
Autori: Nga: Albania Mail Tė henėn, pėrballja finale mes gazetarit Muhamed Veliu dhe gazetes Bota Sot. e akuzuar pėr shpifje. Botuesi, Xhevdet Mazrekaj gjobitet me 5 mijė sterlina pėr shpėrdorim tė kohės sė avokatėve tė Veliut
Gjykata e lartė u ka dhėnė fund orvatjeve tė ish botuesit
tė gazetes Bota Sot Xhevdet Mazrekaj i cili pėr tė dytėn herė nė njė proces
gjyqėsor, ku ai ėshtė pėrballur me gazetarin Muhamed Veliu ka
kėrkuar mė shumė kohė "pėr tu pėrgatitur".
Pėrballja finale e gazetarit te gazetes Albanian Mail do tė
zhvillohet tė hėnėn e ardhėshme. Gjyka e lartė "Royal Court of
Justice" ka vendosur si datė pėrfundimtare 26-dhe 27 Qershorin pėr
tė marrė njė vendim nė ngarkim tė Mazrekajt i cili konsiston nė
masėn e dėmshpėrblimit qė do t`i akordohet Veliut.
Nė tė tilla raste gjykata londineze ėshtė e ashpėr dhe dėmshpėrblimi
mund tė jetė njė shifėr e lartė, aq mė tepėr qė bėhėt fjalė pėr
akuza tė pabaza qė kanė tė bėjnė me terrorizmin.
Sipas ligjit anglez, pala humbėse detyrohet tė paguajė tė gjithė
koston legale tė procesit gjyqėsor, plus pagesėn e avokatėve tė pales
fituese. Thėnė ndryshe, Bota Sot e cila deri mė tash ėshtė nė pozita
aspak tė favorshme nė kėtė proces dhe po shkon drejt ndėshkimit tė
sigurtė, do ti duhet tė paguajė njė shumė prej qindra mijė sterlinash.
Nė kėtė proces, gazezari Muhamed Veliu ka hedhur nė gjyq gazetėn
Bota Sot, pėr shpifje pas njė artikulli botuar mė 20 korrik 2005, ku
kjo gazetė e cilėson atė si njė njeri qė kishte lidhje me
kryeterroristin Muhamed Sadikue Khan i cli vrau 52 veta nė metrotė e
Londrės. Si tė akuzuar nė kėtė proces pėr lejimin e publikimit tė
shpifjes dhe dėmtim personaliteti janė vėnė Xhevdet Mazrekaj
botues i Bota Sot i cili i ka thėnė gjykatės se e ka kaluar gazetėn
nė pronėsi tė Ismail Mazrekajt pronar i Media Print dhe
kryeredaktori i gazetės Skėnder Buēpapa.
Nė seancėn e parė tė kėtij procesi zhvilluar nė Londėr, mė 8 qershor,
ėshtė paraqitur vetėm Mazrekaj, ndėrsa Bucpapaj ka injoruar procesin
duke mos dorėzuar dėshminė e tij pėr kėtė ēėshtje siē e bėri
punėdhėnėsi i tij. Muhamed Veliu e ka cilėsuar kėtė si njė frikė tė
Buēpapės pėr tu pėrballur me faktet dhe tė vėrtetėn nė gjykatė.
"Skėndėr Buēpapa njeriu qė nuk bėri verifikimin mė minimal tė
mundshėm tė vėrtetėsisė sė lajmit , nuk pati kurajon morale
t'i pėrgjigjej akuzės sė ngritur. Kjo tregon se ai nuk pa patur
burrėrinė e duhur t`i thotė gjykatės si qėndron e vėrteta, gjė e cila
e shton mbi tė fajin, pėr tė cilėn gjykata mund tė marrė vendim nė
mungesė dhe nuk do ta pėrjashtojė atė nga ky proces siē mund tė
ketė shpresuar kryeredaktori Buēpapa me mos paraqitjen nė gjykatė", shprehet Veliu.
Nė senacėn e parė tė kėtij procesi, fillimisht pėrfaqėsuesja ligjore
e Veliut ka njohur gjykatėn me aktpadinė dukė bėrė njė rezyme tė
ngjarjes. Kur ka mbaruar seanca e parė dhe pas pushimit tė drekės,
duke i suprizuar tė gjithė, pėrfaqėsuesja e Mazrekajt ka kėrkuar mė
shumė kohė pasi klienti i saj ishte i papėrgatitur.
Kjo kėrkesė ėshtė kundėrshtuar nga avokatja e Veliut, por meqenėse i
padituri Mazrekaj jetonte nė Zvicėr dhe kishte patur vetėm disa orė
konsultė njė natė mė parė me avokaten nė Londėr, iu dha kohė deri mė
21 Qershor, gjė pėr tė cilėn ai e pranoi.
"Kjo ėshtė njė humbje kohe qė po na shkakton pala e akuzuar pasi ky
proces gjyqėsor supozohej tė mbahej qė nė muajin maj dhe u shty pėr
8 qershor, qė do tė thotė se z Mazrekaj kishte kohė tė mjaftushme
pėr tu pėrgatitur", ėshtė shprehur baristerja e mirenjohur angleze
pėr ēėshtjet e medias, Alexandra Marzec e cila pėrfaqėson Veliun.
Ajo i ka kėrkuar njė dėmshpėrblim prej 20 mijė sterlinash pėr kėtė humbje
kohe shkaktuar asaj dhe avokatėve tė Veliut, por gjykatėsi i akordoi
shumėn 5 mijė sterlina e cila si afat tė fundit pėr t`u paguar nga
Mazrekaj ka ditėn e sotme.
Njė javė pėrpara datės 21 qershor, avokantėt e Mazrekajt janė
shprehur se kėrkonin mė shumė kohė.
Nė tė tilla kushte "Royal Court of Justice" fiksoi dy ditė mė parė
si datė pėrfundimtare 26 qershorin pėr tė pėrfunduar kėtė proces.
Nuk dihet ende nėse Xhevdet Mazrekaj do tė udhėtojė pėrsėri drejt
Londrės pėr kėtė pėrballje tė fundit me Muhamed Veliun i cili pret
me qetėsi vendimin e gjykatės. Ai tha: "Jam i vendosur ti shkoj deri
nė fund ēuarjes nė vėnd tė dinitetit tim nė nėpėrkėmbur nga Bota
Sot. Ardhja apo mos ardhja e Mazrekajt nė gjykatė pėr mua ka pak
rėndėsi. Do ti dėshmojė gjykatės pėr stresin, turpin dhe pasigurinė
e jetės time shkaktuar nga publikimi i kėtij artikulli qė ju dha
drita jeshile e botimit.
Shpresoj qė e hėna tė jetė dita nė tė cilin do tė marrė fund kjo
histori e cila mė ka tronditur por mė ka bėrė mė tė ndjehem i forte
qė tė pėrballem me disa pseudo kolegė qė me shkrime shpifėse kanė
vite qė argėtojnė lexuesit e tyre duke marrė nėpėrkėmbė dinjitetin e
njerzve tė ndryshėm."
|